Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ndërkaq në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025 dhe shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës për Kryetar Komune, të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor 2025.

Mbledhja e KQZ do të mbahet në ora 15:00.


Ky është rendi i ditës:

Certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës për Kryetar Komune, të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor 2025

Këshillat e KQZ

Këshilli për Operacione Zgjedhore

Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës së votave me asistencë për zgjedhjet lokale 2025

Këshilli për Buxhet dhe Financa

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntë mujor financiar 2025

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për shpenzimet e derivateve për periudhën janar-shtator 2025

Të ndryshme. /Telegrafi/