LAJMI I FUNDIT:

KQZ e gatshme për Zgjedhjet Lokale

KQZ e gatshme për Zgjedhjet Lokale

Valdete Daka nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për procesin zgjedhor të 22 tetorit.

”Jemi të gatshëm për zgjedhjet lokale” është shprehur ajo, në Ora e Fundit të Klan Kosovës.

Daka tutje ka thënë se për dallim nga zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, në Kosovë, ku kishin afat kohor për përgatitje vetëm 30 ditë, zgjedhjet lokale KQZ-në e presin me të gjitha procedurat e duhura për votuesit, transmeton Klan Kosova.


”Përgatitjet për zgjedhjet e 22 tetorit po vazhdojnë qetë, kishim kohë të mjaftueshme dhe kemi mund të zhvillojmë procedurat pa ndonjë pengesë”