Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka marrë masa ndaj disa televizioneve për shkelje gjatë fushatës, ndërsa vendimet pritet të bëhen publike ditëve në vazhdim.
Kështu u tha me rastin e prezantimit të “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019” nga KPM.
Me këtë rast, kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, Luan Latifi tha se gjetjet që flasin për shkelje të televizioneve gjatë fushatës zgjedhore kanë të bëjnë me gjuhën e përdorur, përmbajtjen programore, përdorimin e fëmijëve në spote politike e të tjera. Ndërsa sa i përket rezultateve tha se do të publikohen ditëve në vijim.
“Ne si zyrë kemi gjetur disa shkelje, nuk po du me i kualifiku si të vogla apo të mëdha, por megjithatë i kemi disa evidentime për të cilat sot komisioni ka marrë edhe vendim. Ato do të bëhen publike sapo të përkthehen në vendime”, tha ai.
Latifi dha edhe detaje për procesin e monitorimit, teksa bëri të ditur edhe emrat e televizioneve ndaj të cilave do të merren masa.
“KPM ka monitoruar 17 ofrues të shërbimeve programore… Fokusi ka qenë të televizionet sepse konsiderojmë se kanë më shumë ndikim tek opinioni publik. Gjetjet të cilat i kemi evidentu kanë të bëjnë me gjuhën e përdorur në përmbajtjen programore, pikat reklamuese politike nga vet ofruesi i shërbimit medial, reklamimi politik, mosidentifikim i duhur i sponsorizuesit, përdorimi i fëmijëve në spote politike, edhe pse në fillim të fushatës janë përdorë e më pas mediat i kanë evituar ato shkelje, sponsorizimi dhe vendosja e produkteve në programe informative dhe debate ku janë trajtuar çështjet aktuale. Mediat me të cilat do të merren masat janë RTK, KTV, Rtv 21, Dukagjini, Puls, Mosti, Herci, Klan Kosova, T7, TV Graçanica dhe Rrokum Tv”, u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se monitorimi është bërë prej orës 16 deri në ora 24, me theks të veçantë në lajme, intervista dhe debate./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!