Blerim Isufaj është rizgjedhur edhe për një mandat tjetër në krye të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga KPK-ja.


Këshilli me 9 vota për dhe 1 kundër zgjodhi Isufajn për kryeprokuror të PSRK-së.

Mandati i tij është 4 vjeçar dhe fillon nga 1 janari 2024.

“Këshilli me nëntë vota për zgjedh Blerim Isufajn Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale me mandat 4-vjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024”, tha kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku. /Telegrafi/