LAJMI I FUNDIT:

KPK dhe KGJK bisedojnë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

KPK dhe KGJK bisedojnë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj, me ç’rast kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e përgjithshme përbrenda sistemit të drejtësisë, me fokus të veçantë në agjendat e përbashkëta të vitit 2021.

“Të dy krerët e sistemit të drejtësisë shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar në fuqizimin dhe avancimin e zbatimit të ligjit në kuadër të kompetencave të tyre përkatëse, për të sjellë ndryshimet e duhura në sistemin e drejtësisë, si dhe për të zhvilluar dhe avancuar koordinimin dhe komunikimin strategjik me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Vëmendje e posaçme në takimin e sotëm iu kushtua koordinimit të aktiviteteve për politikat legjislative, koordinimit për rishikimin e hartimin e akteve nënligjore dhe agjendave të tjera të interesit të përbashkët, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftim.


Në fund të takimit, kryesuesi i KPK-së Maloku, ka falënderuar kryesuesin e KGJK-së, Çoçaj, për vizitën dhe diskutimet e zhvilluara në funksion të ndikimit pozitiv të zhvillimit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i KGJK-së ka uruar Kryesuesin e KPK-së për detyrën e re, duke shprehur bindjen se me përvojën dhe profesionalizmin e tij do të shtyjë përpara shumë procese të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në Kosovë në përgjithësi dhe për atë prokurorial në veçanti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori