LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski me urim për 8 Marsin: Gra të vendosura dhe të fuqishme janë shtytëse të shoqërisë

Kovaçevski me urim për 8 Marsin: Gra të vendosura dhe të fuqishme janë shtytëse të shoqërisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.

“Sot shënojmë 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e para nga 365 ditët e luftës për barazi ekonomike, politike dhe sociale të grave. Gratë meritojnë mirënjohje për guximin, këmbënguljen, dinjitetin dhe luftën e tyre në të gjitha frontet. Dhe jo vetëm në këtë ditë, por çdo ditë”, theksoi kryeministri Kovaçevski në mesazh.

Duke folur për rëndësinë e rolit të gruas, ai theksoi se i mbështet përpjekjet e tyre.


“I mbështes plotësisht dhe pa rezerva në përpjekjet e tyre për të njohur rolin e tyre të përjetshëm në shoqëri, ku krah për krah me burrat arrijnë suksese të mëdha në sfera të ndryshme dhe me aftësitë dhe cilësitë e tyre fshijnë kufijtë dhe pengesat për brezat e ardhshëm. Gratë e vendosura dhe të forta janë shtytëse të shoqërisë! Gëzuar 8 Marsin!”, ka thënë Kryeministri Kovaçevski në mesazhin e urimit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori