LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese: Në fokus preambula, për “20 përqindëshin” do të vendoset nga shqyrtimi i amendamenteve

Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese: Në fokus preambula, për “20 përqindëshin” do të vendoset nga shqyrtimi i amendamenteve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se prioritet në procesin e ndryshimeve kushtetuese do të ketë preambula dhe përfshirja e pakicave në të. Çdo gjë tjetër, përfshi heqjen e 20% do duhet të dalë nga shqyrtimi publik i amendamenteve me ndihmën e ekspertëve.

“Prioritet në Kushtetutë ka plotësimi i kushtit tonë nga korniza negociuese e cila është miratuar nga 27 vende anëtare të BE-së. Ajo kornizës i referohet ndryshimeve kushtetuese për pakicat që jetojnë ne vendin tonë. Kjo ka prioritet”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sipas kryeministrit, procesi i ndryshimeve fillon me formimin e komisionit.


“Procesi i ndryshimeve kushtetuese do të fillon fillimisht duke e formuar komisionin në të cilin janë ftuar edhe opozita. Përfundimisht opozita duhet të merr pjesë të paktën në një proces të rëndësishëm strategjik”, u shpreh Kovaçevski.

Opozita në Kuvend gjatë një debati i kërkoi shumicës parlamentare dhe kryeministrit që në rast se i ka votat për ndryshime kushtetuese, ta nisë procedurën. Ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga deklaroi se në kuadër të hapjes së kushtetutës do të diskutohet edhe për heqjen e 20%, përcaktimin e pranim-dorëzimit të detyrave në ekzekutiv, thirrjen dhe shpërndarjen e Kuvendit në rrethana të pazakonta etj./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori