LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski paralajëmron “veting” për sektorin publik

Kovaçevski paralajëmron “veting” për sektorin publik

Dridhje të reja ndaj “estabilishmentit” vijnë nga sektori publik. Paralajmërimi i sindikatave për grevë të përgjithshme rrezikon të bllokojë institucionet më vitale të funksionimit të shtetit. Kurse, kryeministri Kovaçevski thotë se “do të shtrijmë këmbët aq sa të kemi jorganin”. Duke iu referuar mundësive buxhetore, ai tha se Ministri i Financave do të takohet me udhëheqësit e sindikatave në Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Kovaçevski gjithashtu thotë se rritjet nuk do jetë paushallë, por do matet performanca e punëtorëve dhe do shikohet gjendja e pasurisë së të punësuarve, duke lënë hapësirë të aludohet për një “veting” në sektorin publik.

“Ministri Besimi menaxhon thesarin e shtetit, buxhetin dhe në përputhje me parimet e menaxhimit të mirë të politikës fiskale kemi rritur pagat në arsim, pensione etj. Kështu që mendoj se do të gjendet një zgjidhje edhe për këtë, mendoj se punonjësit kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre dhe që ne në krye të Ministrisë së Financave të gjejmë një zgjidhje afatgjatë, e cila për DAP do të gjejë një model për kontrollin e gjendjes së pasurisë së punonjësve të tyre, mendoj edhe harmonizimin e pagave, sepse të gjithë flasim për përgjegjësi dhe performancë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Përderisa sektori publik është i mbipopulluar me të punësuar saqë shteti nuk arrin tua rrit pagat, në sektorin privat është e kundërta. Mungojnë mbi 10 mijë të punësuar në tregun e punës. Fatmir Bytytqi, Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike tha se te Agjencia e punësimit janë mbi 10 mijë vende të lira të profileve të ndryshme. Ndërkaq, të papunë në sistem figurojnë 107 kërkues aktiv dhe pasiv të punës.


“Zgjidhja afatgjate e qëndrueshme është që këta të papunë duhet të rikualifikohen me aftësi të reja që tregu i punës i kërkon. Është një grup i njerëzve, posaçërisht femra, të cilat nuk janë aktive në tregun e punës, me ato duhet të fillojmë ti trajnojmë që ti aktivizojmë. Tani urgjentisht kompanive iu nevojiten punëtorë sepse po humbin konkurueshmërinë në tregun regjional dhe global”, u shpreh Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Deri në arritjen e një marrëveshjeje të përgjithshme kolektive për të gjithë sektorit publik si administrata, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, gjyqësori e deri tek presidenca, kryeministri kërkon mirëkuptim që mos të ndërpritet puna e organeve të shteti. Kurse, në DAP sërish sot pati dy orë protestë me mos punë dhe Dogana mbetet në qëndrimin e futjes në grevë të përgjithshme duke bllokuar të gjitha pikat doganore./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Kronika e Zezë
“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

Lajme
Dalin pamje të reja para diskotekës

Dalin pamje të reja para diskotekës "Pulse" në Koçan në natën tragjike

Lajme
Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

Lugina
Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori