LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski para deputetëve: Ndryshimet kushtetuese nuk janë bullgare, në Kuvend çdo herë ka pasur struktura që fusin frikë

Kovaçevski para deputetëve: Ndryshimet kushtetuese nuk janë bullgare, në Kuvend çdo herë ka pasur struktura që fusin frikë

Kryeministri RMV-së Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, disa herë theksoi se propozim-ndryshimet nuk janë bullgare dhe i ftoi deputetët që t’i votojnë.

Ai tha se ndryshimet kushtetuese mbështeten nga Berlini dhe Washingtoni dhe se nuk do të asimilohet askush. Kovaçevski tha se pas Maqedonisë qëndrojnë “më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit”.

“Duke votuar “për” do të jemi të gjithë fitues dhe me “kundër” do të jemi humbës. Sot është dita kur do të bëhet e qartë se kush dëshiron ta shohë vendin në BE dhe kush e bllokon atë. Kush do të ngrihet në këmbë që vendi të ecë përpara dhe kush do të përgjigjet me justifikime”, tha kryeministri.


“Ne u udhëhoqëm nga mënyra më e mirë e vetme për të ofruar, për të shpjeguar argumentet “për” dhe për të kërkuar mbështetje për ndryshimin e Kushtetutës. Ne nuk izoluam askënd, nuk hodhëm poshtë debatin. Edhe në vitin 1991 edhe tani – hyrja në BE ishte, është dhe do të jetë procesi më i mirë politik shtetëror, mekanizmi ynë për të qenë një shtet me të gjitha standardet. Është me anëtarësimin tonë në NATO, që na bën shtet me të tashme, vend me të ardhme të qartë”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori