Kourtney Kardashian kritikohet për përdorimin e vargut biblik në postim me veshje provokuese

Kourtney Kardashian u përball me reagime të ashpra nga ndjekësit pasi postoi në Instagram disa fotografi me veshje provokuese të shoqëruara me një citim nga Bibla.
Në imazhet ku ajo shfaqet me një kostum të zi transparent, Kourtney shkroi: “Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe vetëdisipline” (2 Timoteut 1:7).
Fansat e kritikuan për kombinimin e mesazhit fetar me një pamje të ekspozuar, duke e cilësuar postimin si të pavend dhe ofendues, shkruan DailyMail.
Disa komentuan se përdorimi i vargjeve biblike në një kontekst të tillë është kontradiktor dhe i shtirur.
Kourtney, e cila së fundmi festoi 46-vjetorin me një pushim luksoz me familjen, ndau gjithashtu imazhe nga përditshmëria e saj, përfshirë momente nga setet fotografike dhe promovimi i markës së saj të suplementeve “Lemme”.
Edhe pse e njohur për stilin e saj ekstravagant, shumë e vunë në pikëpyetje lidhjen e saj me fenë pas këtij postimi, ndërsa të tjerë e panë si një përpjekje për të tërhequr vëmendje. /Telegrafi/




























































