Kourtney Kardashian shfaqi një pamje të re befasuese në kopertinën e edicionit korrik/gusht të revistës ‘Vogue’ të Arabisë ndërsa diskutonte për jetën pas televizionit.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” vjen në formë të mahnitshme, teksa ka debutuar me stil të ri të flokëve, atë ‘bob’.


Ajo konfirmoi se po largohet nga shfaqja televizive që filloi në vitin 2007, përfshirë këtu edhe problemet e fundit që kishte me motrën e saj, Kim Kardashian.

30484532 8498003 image a 65 1594124662506 Kourtney Kardashian (Foto: Vogue)

“Unë kam qenë pjesë e shfaqjes televizive që 13 vite, 19 sezone”, ka thënë Kourtney duke shtuar se pjesën më të madhe e ka shpenzuar në realizimin e këtyre serive.

“Ndihesha e paplotësuar dhe u bë një mjedis toksik për mua që të vazhdoja jetën time në atë mënyrë”, vazhdoi më tej Kardashian.

30484530 8498003 image a 66 1594124693841 Kourtney Kardashian (Foto: Vogue)

Që kur u largua, Kourtney, e cila ndan fëmijë Mason, 10, Penelope, shtatë dhe Reign, pesë me ish-partnerin e saj Scott Disick, zbuloi: “Zakonisht një ditë në fundjavë, ku nuk kemi plane, unë në qëndroj në shtëpi vetëm me pizhame”.

Meqë është e apasionuar pas jetës së shëndetshme, Kourtney ka dhënë edhe disa këshilla për shëndetin dhe palestrën. /Telegrafi/

30484528 8498003 image a 67 1594124776982 Kourtney Kardashian (Foto: Vogue)