KOSTT dhe MEPSO krijojnë kushte për tregtim të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike në mes të dy vendeve

Operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe të Maqedonisë së Veriut (MEPSO), nënshkruan Marrëveshjen Operacionale (Operational Agreement) për organizimin e ankandeve për alokimin e kapaciteteve interkonektive, duke krijuar kështu kushte për tregtim të drejtpërdrejt të energjisë elektrike në mes të dy vendeve.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Mustafë Hasani dhe Drejtori gjeneral i MEPSO, Kushtrim Ramadani.
Siç njofton KOSTT, me këtë rast, Mustafë Hasani theksoi “Kjo marrëveshje është vazhdimësi e përmbushjes së obligimeve që rrjedhin nga kërkesat e ENTSO-E, e cila do të jetë në funksion të zhvillimit të tregut rajonal të energjisë dhe rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike për qytetarët e të dyja vendeve”.
Derisa drejtori i përgjithshëm i MEPSO z.Kushtrim Ramadani theksoi “Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dy operatorët e sistemit, meqenëse pjesëmarrësve në tregjet e energjisë elektrike në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut u mundësohet që të marrin pjesë në ankande dhe të blejnë kapacitete ndërkufitare për transmetimin e energjisë elektrike. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal dhe integrimit të mëtujeshëm në tregun e pan-evropian të energjisë elektrike”.
Ankandet në emër të të dy operatorëve do të realizohen nga CAO (Coordinated Auction Office for SEE/Zyra për Ankandin e Koordinuar të kapaciteteve interkonektive (ndërkufitare) për EJL), ku KOSTT dhe MEPSO janë themeluese dhe aksionare së bashku edhe me Operatorët e Sistemit të Transmetimit nga Shqipëria (OST), Mali i Zi (CGES), Greqia (IPTO), Kroacia (HOPS), Bosnja dhe Hercegovina (NOSBiH) dhe Turqia (TEIAS).
SEE CAO organizon ankande vjetore, mujore dhe ditore për alokimin e të drejtave të kapacitetit ndërkufitar në kufijtë e këtyre vendeve. SEE CAO është krijuar me qëllim që të centralizojë organizimin e ankandeve midis disa operatorëve fqinjë të sistemit të transmetimit, me qëllim të uljes së kostove dhe të sigurimit të kushteve të drejta për të gjithë pjesëmarrësit në tregjet rajonale të energjisë elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi