LAJMI I FUNDIT:

Kostovska: Prindërit të mos e anulojnë vaksinimin e fëmijëve me MRP

Kostovska: Prindërit të mos e anulojnë vaksinimin e fëmijëve me MRP

Prindërit nuk duhet ta anulojnë vaksinimin e fëmijëve me vaksinën kundër morbilit, rubeolës dhe parotit – MRP, sepse ajo është cilësore, e kontrolluar dhe e sigurt dhe me vite po përdoret, deklalroi sot Jovanka Kostovska, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë dhe anëtare e Komitetit për imunizim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Theksoi se përfshirja e imunizimit, sivjet është e shkëlqyer dhe po rritet, përveç për MRP vaksinën, e cila është minimalisht më e vogël nga vitet tjera dhe pritet të jetë në nivel të kënaqshëm. “Nëse pranimi i vaksinës ose vaksinimi me MRP në moshën 13 muajshe, në vitin 2015 ishte 88 për qind tani është 82 për qind dhe presim që të rritet. Rivaksinimi me MRP që e marrin fëmijët e moshës gjashtë vjeçare është 93 për qind. Prindërit e anulojnë vaksinimin e fëmijëve me MRP vaksinën, ndërsa për vaksinat tjera nuk e anulojnë”, tha Kostovska.

Sipas saj, ka sukses të madh pasi janë vendosur vaksinat polivalente. “Prindërit në mënyrë të paarsyeshme e anulojnë MRP vaksinën dhe mendojnë se ajo është lidhur me autizmin te fëmijët. MRP vaksina është dëshmuar në korniza ndërkombëtare dhe nuk ka kurrfarë lidhje me paraqitjen e autizmit”, theksoi Kostovska, njofton AIM.


Sipas saj, nuk ka arsye për anulim veçanërisht tani kur në vendet e Evropës perëndimore ka epidemi të morbilit, ndërsa në Rumani dhe Bullgari ka raste të vdekjes. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Kostovska tha se para vendosjes së vaksinimit në Republikën e Maqedonisë ka pasur numër të madh të të sëmurëve dhe rasteve të vdekjes, ndërsa benefiti nga vaksinat pasi janë vendosur është i madh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori