Kosta Petrov: Nëpërmjet FIZhT do të tentojmë zhvillimin e ekonomisë në Maqedoninë e Veriut

Kosta Petrov është emëruar si drejtor i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik (FIZhT) në Maqedoninë e Veriut. Ai është një ndër autorët më të lexuar në Maqedoni dhe njëkohësisht është udhëheqës i kompanisë P World, kompani kreative që organizon trajnime dhe seminare në mbi 30 shtete të botës. Kosta Petrov prej para një viti është nënkryetar i LSDM-së që udhëhiqet nga Zoran Zaev, gjithashtu edhe kryeministër i vendit. Kosta Petrov në intervistë për Telegrafi Maqedoni flet për planet në FIZhT dhe për idenë "digital nomads". Ai gjithashtu thotë se gjuha shqipe do të jetë gjuhë e komunikimit e këtij fondi, në të ardhmen e afërt. Si ka punuar FIZhT (Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik) deri tani dhe çka do kishit ndryshuar? Me të vërtetë jam krenar që futem në një institucion që për pak kohë ka korrur suksese të shumta. Për shembull, në vitet e kaluara FIZhT ka bashkë-financuar 546 projekte, ka bërë 75 milionë euro investim, 90 projekte të mbështetura për shkollat dhe ka mbështetur 500 nxënës dhe mentorë.
Fondi sot seriozisht investon në zhvillimin e inovacionit në kompanitë vendore, që krijon vende të reja pune, nxit shpirtin e ndërarrësisë e kjo ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit.
Plani im për FIZhT dhe për Maqedoninë është i thjeshtë.
Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik e shoh si një faktor të rëndësishëm për krijimin e një brendi global në vend. Një agjension që do të mbështes kompani dhe start-appe që do të kenë potencial për të krijuar lidhje e që do të ndihmojnë kompanitë për të krijuar dhe plasuar produktet nëpër kanalet e distribuimit. Fondi do të punojë me ndërmarrës dhe themelues të kompanive që janë dëshmuar në sferën e komercializmit, duke bashkëpunuar me ekspertë të financave, ndërmarrës dhe profesionistë të shoqërisë akademike.
Vizioni im është që të pozicionojmë Maqedoninë si një qendër rajonale për start-appe e këtë do ta bëjmë së bashku me partneritet me akademikët dhe profesionistët e dëshmuar në këtë drejtim.
Për momentin punojmë për një strategji gjithëpërfshirëse për komunikim që do të përfshijë përmbajtje edukuese që do të ndihmojë zhvilluesit për tu përballur me sfidat e ekonomisë së sotshme, duke u njohur me trendet e reja. E gjithë kjo do të ndihmojnë të krijohen produkte inovative.
























































