Vetura e parë shqiptare u shfaq dje në një ngjarje ekskluzive paraprake të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino, Itali.

Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 3.0 litërsh Twin Turbo me 950 kuaj/fuqi.


Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro - në bazë të specifikave.

422947161 776003114569329 7351920043731652384 n

Illyrian TSX nga Arrera, po konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi. Ai është rritur në Itali, por është nga Komuna e Drenasit.

Ky i fundit, themelues i Arrera Automobili, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

Ndryshe, automobili ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane. /Telegrafi/

417451756 764607875701211 4671074502590753188 n

417470441 764607782367887 7606250801944850218 n

417486566 764607832367882 2280667595470221605 n

7

417513438 764607519034580 7343336559482038348 n

422924014 776003107902663 2792219101976259821 n e1706274068757