Në pesëmujorin e këtij viti vlera e depozitave të qytetarëve të Kosovës në bankat komerciale kap vlerën e 3.4 miliardë eurosh. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shumë ka shënuar rritje.
Pos rritjes së depozitave, rritje ka shënuar edhe niveli i kredive si për ekonomitë familjare ashtu dhe atë biznesor.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Kushtrim Ahmeti, ka thënë se niveli i depozitave dhe kredive ka shënuar rritje në pesëmujorin e parë të këtij viti karshi vitit paraprak.
“Depozitat e klientëve të bankave komerciale deri më 31 maj 2019 kanë qenë 3.4 miliardë euro, prej të cilëve depozita të ekonomive familjare kanë qenë 2.4 miliardë euro. Deri më 31 maj 2018 vlera e depozitave të klientëve të bankave komerciale ka qenë 3.1 miliardë euro, prej të cilave ekonomitë familjare përbëjnë 2.2 miliardë euro”, ka deklaruar Ahmeti, për Epoka e Re.
Sipas tij, sa iu përket kredive, vlerat e tyre për ekonomitë familjare dhe korporatat jofinanciare kanë shënuar rritje gjatë pesëmujorit të parë të këtij viti karshi periudhës paraprake të vitit të kaluar.
“Vlera e kredive për ekonomitë familjare deri në maj të 2019-s kap shifrën 1.04 miliard euro, kurse për korporatat jofinanciare 1.85 miliard euro. Në periudhën e njëjtë të vitit 2018 ishin 945.9 milionë euro kredi për ekonomitë familjare, ndërkaq 1.65 miliard euro për korporata jofinanciare”, ka thënë ai.
Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, ka thënë se arsyeja e numrit të madh të depozitave dhe kredive ka të bëjë me klimën e biznesit, respektivisht mosgatishmërinë e tyre për të investuar për shkak të ambientit biznesor.
“Rritja ekonomike mund të shprehet në rritjen e depozitave, mirëpo në anën tjetër kjo ka të bëjë edhe me besimin në sistemin ekonomik. Pra, në sistemin bankar. Atmosfera apo klima e biznesit nuk është aq e mirë dhe ka probleme për të investuar në biznese. Kështu që, shpesh qytetarët vendosin që më shumë t’i ruajnë paratë për ditët më të vështira sesa t’i investojnë apo multiplifikojnë”, ka thënë Zharku për Epoka e Re, duke shtuar se edhe niveli i kredive dëshmon për klimën ekonomike që është në Kosovë, qoftë rritja e kreditimit apo e depozitave që nganjëherë mund të ketë edhe lëvizje të kundërta.
Sipas tij, e gjithë kjo është shprehje e klimës investive në Kosovë.
Edhe drejtori i “D&D Business Support Center”, Safet Fazliu, ka thënë se mbajtja e parave në formë të depozitave në banka nuk është aspak e leverdishme.
Sipas tij, e tëra kjo është për faktin se në Kosovë në vitet e fundit normat vjetore të inflacionit si dhe rritja e çmimeve kanë qenë shumë më të larta sesa interesi që bankat komerciale ofrojnë për depozita.
“Andaj, një masë kaq e madhe e depozitave dhe me tendencë rritjeje nga viti në vit, pa dyshim se është një tregues i një klime dhe ambienti të pafavorshëm për investime në biznes. Nisur nga ky fakt, mund të vijmë në përfundim se ambienti për biznes është aq i pafavorshëm, që qytetarët dhe bizneset pranojnë t’i mbajnë kursimet apo fitimet e tyre në formë depozitash, ndonëse me humbje vlere nga inflacioni dhe mos t’i investojnë ato”, ka thënë Fazliu për Epoka e Re, duke shtuar se nga këndvështrimi makro-ekonomik ky është një tregues negativ pasi, sipas tij, paraja ka vlerë vetëm kur hedhet në qarkullim.
“Tërheqja e një mase kaq të madhe nga qarkullimi dhe mbajtja e tyre në formë depozitash ndikon në ngadalësim të rritjes ekonomike. Nëse e analizojmë strukturën e kursimeve, respektivisht depozitave, atëherë del se kjo shumë kaq e lartë e depozitave i përket një shtrese të vogël të qytetarëve, ekonomive familjare dhe bizneseve të cilat nuk shohin mundësi dhe siguri për t’i investuar ato para, për faktin se shtresa e gjerë me të ardhura mesatare si dhe ajo me të ardhura nën mesatare nuk e ka mundësinë për akumulim të kursimeve, rrjedhimisht për depozita, për faktin se kostoja e shportës së konsumatorit është më e lartë ose e barabartë me të ardhurat e tyre”, ka shtuar ai.
Ndërkaq sa i përket rritjes së vlerës së kredive, sipas Fazliut, për të ardhur te një analizë e mirëfilltë rreth ndikimit të kredive duhet t’i bëjmë një analizë strukturës së destinimit të tyre.
“Sipas BQK-së, në vitin 2018 vetëm 59.6 për qind të kredive që kanë marrë bizneset kanë pasur për qëllim investimin, ndërsa në anën tjetër 40.4 për qind e kredive kanë qenë të destinuara për qëllime të financimit të aktiviteteve joinvestive. Nëse bazohemi në këtë të dhënë, del se rreth 40 për qind të bizneseve kanë hyrë në kredi për të mbijetuar në treg e jo për të investuar në rritje, respektivisht zgjerim të aktivitetit të tyre”, ka deklaruar Fazliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova