LAJMI I FUNDIT:

Kosova i vetmi vend në Ballkan me programet më të kërkuara dhe më të paguara në fushën e shëndetësisë

Kosova i vetmi vend në Ballkan me programet më të kërkuara dhe më të paguara në fushën e shëndetësisë

Kolegji Heimerer është një institucion arsimor i njohur për edukimin e profesionistëve shëndetësor në nivelet Bachelor dhe Master.

Sipas Times Higer Education, Kolegji Heimerer renditet i pari në Kosovë, ndër pesë IAL më të mirë në Ballkan dhe ndër 500 më të mirët në botë në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies!

Me fokus në studimin cilësor dhe inovativ në disa fusha të ndryshme të shëndetësisë, Kolegji Heimerer ofron këto Programe studimi: BSc. Infermieri, BSc. SHSHT Logopedi, BSc. SHSHT Ergoterapi, BSc. SHSHD Teknik Laboratori, BSc. Psikologji, MSc. Praktika e Avancuar Infermierore, MSc. Menaxhim i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore, MSc. Shkencat Mjekësore Laboratorike, MSc. Psikologji Klinike dhe MSc. Digital Healthcare.

Programe të vecanta si BSc. Shkencat Shëndetësore për Profile Terapeutike Ergoterapi dhe MSc. Digital Healthcare janë të vetmet programe në Ballkan që mund t’i gjeni vetëm në Kolegjin Heimerer.

Programet e studimit janë të gjitha të akredituara nga Agjensia Gjermane Evalag dhe ofrojnë mundësi për shkëmbime ndërkombëtare në universitetet më prestigjoze në Evropë.

Studentët përfitojnë nga një kombinim i metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke zhvilluar shkathtësitë dhe njohuritë e tyre në favor të tyre brenda procesit të mësimit sipas standarteve gjermane dhe kanë mundësinë që gjatë periudhës së studimit të mësojnë gjuhën gjermane falas.

Përvec praktikës në kuadër të studimeve nëpër institucione primare, sekondare, terciare që zhvillohet brenda dhe jashtë vendit, ofrohet edhe praktikë me pagesë tek partnerët e Kolegjit Heimerer në Gjermani, Austri, Zvicër, etj.

Pas përfundimit me sukses të studimeve, studentët fitojnë diplomë të njohur ndërkombëtarisht, diplomë të gjuhës gjermane dhe kanë mundësi të sigurojnë punësim në institucione shëndetësore partnere në Evropë dhe të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në vend apo kudo në rajon.

Kolegji Heimerer është përkushtuar të përgatisë profesionistë të gatshëm për tregun e punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke ofruar një përvojë unike studimi dhe praktikë të avancuar në fushën e shëndetësisë.

Aplikoni online duke klikuar KËTU.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!

Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!

Ekonomi
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Ekonomi
Kalo në kategori