Kosova e grupmoshave të reja U-21 ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve për evropian.

Përfaqësuesja jonë triumfoi para shikuesve të vetë kundër Norvegjisë me rezultat 3-2.


Në fakt, norvegjezët kishin epërsi prej dy golave kundër skuadrës sonë, ku golashënues ishin Morten Thorsby dhe Martin Odegaard.

Goli i këtij të fundit ka bërë bujë të madhe edhe në shtetin spanjoll pasi që lojtari është pjesë e Real Madridit ndërsa u huazua te Herenveen.

Norvegjezi realizoi gol prej gjuajtjes së lirë në minutën e 35-të ndërsa distanca ishte rreth 30 metra.

Golat për fitoren e Kosovës i shënuan Florent Hasani dhe Enis Bytyqi, ku ky i fundit realizoi dygolësh. /Telegrafi/

telegrafi sport app