Programi i zgjeruar i imunizimit në Kosovë përmes vaksinimit është zhvilluar suksesshëm, mirëpo sfidë mbetet imunizimi te komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian.
Programi i zgjeruar i imunizimit në Kosovë përmes vaksinimit është zhvilluar suksesshëm, mirëpo sfidë mbetet imunizimi te komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian.
Kështu u tha me rastin e fillimit të “Javës së Imunizimit 2018“, i cili këtë vit mban moton “Të mbrojtur së bashku, vaksinat veprojnë“, që organizohen nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), dhe UNICEFI-in.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Rrustem Musa tha se programi i zgjeruar i imunizimit mbetet me prioritet për këtë ministri, e cila ka miratuar politikat e imunizimit dhe planet për sigurimin e vaksinave.
Musa tutje tha se objektiv mbetet rritja e shkallës së vaksinimit të rregullt te grupmoshat zero deri në 12 muaj, derisa shtoi se në Kosovë rreth 95 për qind janë të vaksinuar.
“Për të zvogëluar shkallën e sëmundjeve dhe vdekshmërisë objektivi kryesor i programit të zgjeruar të imunizimit është rritja e shkallës së lartë të përfshirjes në vaksinim të rregullt sidomos të fëmijëve të grup moshave 0 deri 12 muaj. Viteve të kaluara përfshirja në imunizim në Kosovë është ngritur në 96 për qind, është përfshirje e lartë, dhe që na bënë të radhitemi në mes shteteve më të suksesshme në botë. Ne po realizojmë me plot sukses edhe programet e veçanta të përfshirjes së fëmijëve të komunitetit romë , ashkali, egjiptian dhe serb në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet pa vaksinim”, tha ai.
Drejtori i Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK), Naser Ramadani tha se ky program është duke u zbatuar me sukses.
Ramadani tutje shtoi se falë përqindjes së lartë të vaksinimit vitin e kaluar kanë arritur që ta parandalojnë fruthin, derisa si sfidë theksoi vaksinim e komunitetit RAE.
“Suksesi i madh është se edhe këtë vit edhe vitin e kaluar që kemi pasur epideminë e fruthit e cila është menaxhuar për mrekulli duke pasur parasysh se mbi 96 për qind e fëmijëve në tërë territorin e Kosovës kanë qenë të vaksinuar dhe nuk kanë pasur kurrfarë rreziku të sëmuren nga fruthi. 5 për qind nga ta, një përqindje e tyre e komunitetit romë, egjiptian dhe ashkali të cilët fatkeqësisht ka pasur problem administrative të mos regjistrimit dhe mos gjetjes të adresave të tyre, edhe pse shumica e ekipeve në terren i kanë gjetur dhe kanë shkuar shtëpi në shtëpi që t’i vaksinojmë, prapë kemi arritur një rezultat inkurajues që të ndërpremë epideminë e fruthit”, u shpreh Ramadani.
E shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co theksoi se Java e Imunizimit ka për qëllim të sensibilizoj qytetarët për mbrojtjen përmes vaksinimit.
Tutje ai i ka propozuar Ministrisë së Shëndetësisë që të krijojë një plan strategjik që u adresohet komuniteteve me qëllim të përfshirjes së tyre në planin e zgjerimit të imunizimit, raporton KP.
“Në Kosovë siç e dini është lajmi i mirë se kemi përfshirje të lartë vaksinimit, dhe dëshiroj që ta përgëzoj Ministrinë e Shëndetësisë për këtë, megjithatë e dimë se përfshirja në imunizim tek grupet e cenueshme është më e ulët dhe në këtë rast po flasim për komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian . Ne dimë se vitin e kaluar raste e fruthit, shumica e këtyre rasteve kanë qenë nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian . Ne propozojmë që Ministria e Shëndetësisë të ketë një plan specifik për me i adresuar këto grupe të cenueshme. Duke e pasur këtë plan specifik i cili i adreson grupet më të cenueshme përmes kësaj mënyre kontribuojmë edhe në programin e përgjithshëm të imunizimit”, ka deklaruar shefi i zyrës së UNICEF-it.
Ndërsa, zyrtarja ndërlidhëse e zyrës së OBSH-së, Ardita Tahirukaj ka bërë të ditur se Kosova është në mesin e 42 vendeve që kanë ndërprerë me sukses përhapjen e endemike të fruthit.
“E vetmja mënyrë për tu siguruar se këto sëmundje të mos qarkullojnë dhe të prekin më të ndjeshmit, është duke vaksinuar plotësisht të paktën 95 për qind të fëmijëve dhe të rriturve në komunitet. Kosova është në mesin e 42 vendeve që në fakt ka ndërprerë me sukses përhapjen endemike të fruthit duke qenë se për 15 vite me radhë nuk ka pasur raste të fruthit. Kosova ka një shkallë të lartë të vaksinimit, shkalla e vaksinimit me vaksinën e fruthit dhe rubeolës e ka arritur 95 për qind pas rrethit të fundit të vaksinimit”, u shpreh Tahirukaj.
Tutje ajo tha se OBSH është duke punuar me institucionet e Kosovës për të ndalur fruthin dhe sëmundjet e tjera të parandalueshme nga vaksinat.
Në ditën e parë të“ Javës së Imunizimit 2018” u ndanë edhe mirënjohje për stafin mjekësore që bënë dhënien e vaksinimit në nivelin komunal dhe disa nga ta janë: Rejhane Zhushi, Flora Reshani, Ibadete Gashi, Fatmir Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës