Kosova po i zhvillon kapacitetet e nevojshme për luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, thonë përfaqësues të institucioneve vendore. Reagimet e tyre pasojnë raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, ku thuhet se rreth 250 nga 300 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për organizatat e shpallura terroriste, ISIS-in apo Frontin al-Nusra, nga të cilët rreth 50 janë vrarë.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se ekstremizmi dhe radikalizmi fetar po shfaqen edhe në specifika lokale, duke u përpjekur të kërcënohet një nga shtyllat kryesore të identitetit të shqiptarëve si shumicë që ka të bëjë me tolerancën fetare.
“Kjo është një e keqe kërcënuese për të gjithë ne”, ka thënë Mustafa gjatë takimit të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajtur të premten në Prishtinë.
Në kuadër të angazhimeve konkrete për luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit më 12 mars të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në konfliktet e huaja, i cili hyri në fuqi më 18 prill.
Megjithatë, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në pah se autoritetet përgjegjëse në Kosovë kanë qenë pa përvojë në trajtimin e rasteve të terrorizmit, komunikimit, si dhe shkëmbimit të informacioneve mes agjencive të ndryshme mbeti një sfidë.
Fatos Makolli, drejtori i Departamentit Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Kosova konsiderohet vend me kapacitete të nevojshme për ta trajtuar terrorizmin. Por, sipas tij, në vazhdimësi duhet fuqizuar këto kapacitete.
“Kapacitet e mjaftueshme janë çështje relative, pasi që ato në vazhdimësi duhet fuqizuar, bazuar në rrethanat që paraqiten dhe të adaptohen dhe zhvillohen më tutje, me qëllim që t’i përgjigjemi situatave në terren”, tha ai.
“Por, bazuar në gjendjen e deritanishme, është dëshmuar se ka kapacitete të nevojshme për ta trajtuar këtë fenomen. Qasja dhe puna e suksesshme ndaj këtij fenomeni ka bërë që shumë institucione kredibile ndërkombëtare ta konsiderojnë trajtimin e këtij fenomeni nga Kosova, si lider në Ballkan e më gjerë. Mund të them se Policia e Kosovës ka përfituar njohuri brenda dhe jashtë vendit. Edhe sa u përket kapaciteteve njerëzore dhe logjistike qëndron mirë”, ka thënë Makolli.
Tutje, Makolli ka shtuar se tashmë janë formuar edhe njësi të caktuara brenda Policisë së Kosovës për luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
“Përveç këtyre, së fundmi është bërë edhe njësi e caktuar, si ajo për hetime online dhe njësia për parandalimin e ekstremizmit. Ajo merret me vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e ekstremizmave të çfarëdo lloji. Çështja e kapaciteteve është proces i vazhdueshëm dhe Policia e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje me avancime”, ka thënë Makolli.
Në kapacitetet e organeve kompetente për t’u përballur me sfidat e radikalizmit të dhunshëm, ekstremizmit apo edhe terrorizmit, besojnë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Deputetja Ganimete Musliu, anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova tashmë është e gatshme të përballet me këto sfida, pasi që, sipas saj, është punuar shumë në këtë drejtim.
“Ne si Kuvend kemi marrë hapa të nevojshëm për të parandaluar çfarëdo lloji të rrezikut të mundshëm dhe vetë fakti që njëzëri kemi miratuar të gjitha ligjet që parandalojnë dhe dënojnë ata që marrin iniciativa të tilla apo u bashkohen luftërave të huaja, tregon që Kosova është e gatshme të përballet me çdo sfidë të mundshme dhe të jetë vend që garanton siguri për qytetarët e saj”, është shprehur Musliu.
“Ju e dini që terrorizmi është problem global dhe Kosova konsideroj se po i zhvillon kapacitetet e saj që të jetë vend i sigurt”, ka thënë ajo.
Sidoqoftë, në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit përmendet edhe përmirësimi i aftësisë së Kosovës për të ushtruar autoritetin e saj në veri të vendit, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndonëse kjo marrëveshje ende nuk po zbatohet plotësisht nga të dy vendet./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kuvendi këtë javë me agjendë intensive, seancë kuvendore të hënën dhe mbledhje të shtatë komisioneve

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

QMK: Rritet numri i intervenimeve kundër zjarreve, gjatë fundjavës 60 zjarre në ambiente të hapura

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa