Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar në vendin e 26-të nga 50 shtete pjesëmarrëse në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019.

Ky sukses ka ardhur pas medaljes së artë të atletit Muhamet Ramadani.


Atleti nga Kosova e fitoi këtë medalje të artë në disiplinën hedhje e gjylës.

Kosova la pas shtete të fuqishme si Hungaria, e cila fitoi 19 medalje, por jo edhe të artën, Zvicrën, Slloveninë, Serbinë, e shumë tjera.

Kosova 26 1

Ekipi ynë u përfaqësua në kryeqytetin e Azerbajxhanit me 18 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, ndërsa fitoi një medalje.

EYOF-i i ardhshëm 2023 do të mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë. /Telegrafi/

kosova 26

telegrafi sport app