Rrjetet sociale, si një trend global tanimë janë bërë ndër platformat kryesore të përfitimit monetar në forma të ndryshme.
Me qëllim të përfitimit, edhe shumë figura publike në Kosovë, kryesisht të botës së artit, përfshirë aktorë e këngëtarë, kanë nisur me të madhe shfrytëzimin e rrjeteve sociale.
E më së shumti, veprimtaria e tyre është shtrirë në rrjetin social, “TikTok”, pa lënë anash as “Facebook”-un e “Youtube”-n.

Sidoqoftë, ashtu si në profesionin e tyre primar, edhe në rrjete sociale që nga ky vit, këta persona kanë filluar të paguajnë tatime për përfitimet që ata kanë në rrjete sociale.
Gjatë këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës kishte renovuar licensën për veglën analitike, MKCVI, e cila mundëson grumbullimin dhe analizimin e rrjeteve sociale, që rrjedhimisht çon në detaje për përfitimet e përdoruesve aktivë.
Gjithë kjo procedurë, është bërë në bashkëpunim me Njësinë e Intelegjencës Financiare të Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit 2022, Administrata Tatimore e Kosovës, ka identifikuar qarkullim shtesë prej 812 mijë e 370 eurosh nga rrjetet sociale.
Siç bën të ditur për Telegrafin zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa, tatim shtesë për këtë kategori është vendosur shuma prej 212 mijë e 950 eurosh.
Ajo thekson gjithashtu se përgjatë 2022-tës, për mosdeklarim të fitimeve apo ikje të tatimit nga përfitimet në rrjete sociale, janë shqiptuar gjoba që në total kapin shifrën e 31 mijë e 973 eurosh.
Tabela me detaje:
E modalitetet e monetizimit të atyre që në TikTok njihen si “gifts” apo në shqip dhurata, për Telegrafin i kishte shpjeguar eksperti i njohur i rrjeteve sociale, Valon Kerolli.
Ai kishte thënë se artistët në Kosovë, përfitojnë në dy mënyra nga “TikTok”-u; Duke bërë marrëveshje personale me biznese për reklamim, si dhe në dhuratat/gifts që marrin nga audienca.
“Në TikTok, dhuratat konvertohen përmes monedhave digjitale (coins) dhe vlera e tyre në para sillet prej 0 e deri në 500 dollarë (35000 coins) që është vlera e dhuratës më të shtrenjtë që njihet me emrin TikTok Universe. Ata që i marrin këto dhurata mund t’i konvertojnë në para, ku 50% të vlerës i merr TikTok e 50% të mbetura i merr artisti”, deklaroi Kerolli për Telegrafin.
Duke qenë monitorues i rregullt i rrjeteve sociale, Kerolli shtonte se këngëtarët shqiptarë nga videot live, në të cilat ata futen çdo natë, përfitojnë mesatarisht një mijë euro në ditë, pa llogaritur përqindjen që merr TikToku.
Në lidhje me inkasimin e tatimeve nga përfituesit e rrjeteve sociale, kishte folur edhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.
Ky i fundit kishte thënë se softuerët që aktualisht Institucioni që drejton ai ka, janë pjesë e mbështetjes nga Britania e Madhe.
“Argument tjetër është pjesa e zhvillimit të përfitimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar me softuerë të veçanta, softuerë këto që na kanë kriju mundësinë që të shfrytëzojmë burim të informatave nga burimet e ndryshme, për shembull është njëri prej softuerë është pjesa e burimit të informatës e cila shfrytëzohet nga rrjetet sociale siç janë facebook, instagram, tik-tok etj, ku këto informata janë duke u përpunuar nga këto softuera. Zyrtarë tonë të inteligjencës financiare dhe përmes rezultateve të këtyre informatave dërgohen në operativ te inspektorët e operativës dhe bëhen vlerësimet tatimore aty ku konstatohet që ka shmangie tatimore apo qarkullim të pa deklaruar”, theksonte Murtezaj. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?