LAJMI I FUNDIT:

Kosova mund të bëhet shembull për gjithpërfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kosova mund të bëhet shembull për gjithpërfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kosova mund të bëhet shembull për gjithpërfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Është obligim i yni moral. Shtetet e Quintit dhe Zyra e BE-së kanë qëndrim të përbashkët për fëmijët me aftësi të kufizuara, thuhet në një postim të UNICEF-it në Kosovë.

Ndryshe, 120 karroca me çanta shkolle janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara.


“Gjersa gradualisht po i kthehemi normalitetit pas gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, zyra e UNICEF-it në Kosovë bën thirrje për vëmendje më të madhe për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të mos lihen në karantinë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Instalacioni i cili do të zgjasë nga data 17 deri më 25 maj 2020, është thirrje që u bëhet vendimmarrësve, shoqërisë civile, mediave dhe sektorit privat për përfshirje më të madhe të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara. Së bashku me partnerët si HANDIKOS dhe të tjerët do të avancojmë agjendën e fëmijëve”, thuhej në një njoftim të UNICEF-it.

Izolimi dhe distancimi shoqëror që të gjithë ne po e përjetojmë në kohën e pandemisë së COVID-19, është diçka që fëmijët me aftësi të kufizuara e përjetojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Përderisa Kosova gradualisht i kthehet normalitetit pas situatës së shkaktuar nga COVID-19, është e rëndësishme që shoqëria të ndihmojë që të përfundojë izolimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara njëherë e përgjithmonë. Një normalitet i përshtatshëm, i ri dhe më i mirë për një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori