Muhamet Hamiti
Editoriali juaj “Një plan ballkanik që meriton mbështetje të kujdesshme” (“A Balkans plan that merits cautious backing”, 31 tetor 2018) mbështet një si thuhet plan për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – që e ka parashtruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe e ka pranuar homologu i tij kosovar Hashim Thaçi – që do të përfshinte këmbim territori ndërmjet të dyja vendeve dhe njohje të Kosovës së pavarur nga okupatori i saj i dikurshëm, Serbia.
Duket se ju pa dashje keni përqafuar idenë serbe për ndarje të Kosovës, të autorizuar nga Rusia, duke e përbuzur vullnetin e popullit që do të bëhej viktimë e ‘spastrimit paqësor etnik’; gjë cinike kjo. Kosovarët e të gjitha bindjeve politike, madje të përkatësive të ndryshme etnike, tash e disa muaj kanë ngritur zërin fuqishëm kundër këtij propozimi të pamatur. Presidenti Thaçi ka ndjekur këtë ide i vetëm karshi pakënaqësisë popullore dhe kundërshtimit të fuqishëm nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
Me ndërmjetësimin e Presidentit Martti Ahtisaari, që më vonë fitoi Çmimin Nobel për Paqe, Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme gjatë procesit ndërkombëtar të udhëhequr nga OKB-ja për përcaktim të statusit të saj përfundimtar para se të bëhej shpallja e koordinuar e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, që është legjitimuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe është njohur deri më sot nga 115 vende anëtare të OKB-së.
Serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera pakicë u janë dhënë të drejta dhe privilegje të pakundshoqe – duke përfshirë mbipërfaqësim dhe të drejtë vetoje në fusha të caktuara në institucionet qendrore të shtetit – në përpjekje që t’u jepen të drejta të garantuara si dhe të sigurohet që plani të pranohej nga Serbia dhe Rusia, aleati i saj, e cila ishte pjesë e procesit të Vjenës/Ahtisarit, krahas BE-së dhe SHBA-ve.
Kosova i përmbahet marrëveshjes – Pakoja e Ahtisaarit është pjesë e pandashme e Kushtetutës së Republikës sonë. Mirëpo, ne u gjetëm përballë dy të këqijave – të zbatojmë marrëveshjen që vë kufizime të rënda mbi qeverinë e Kosovës teksa serbët, që përfitojnë, vazhdojnë ta kundërshtojnë me këmbëngulje atë.
Për më tepër, ata po kërkojnë kompromise të reja nga shumica dërmuese shqiptare e Kosovës që do ta cungonin vendin territorialisht dhe do të tëhollonin edhe më pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Po të çohej në fund, ky plan do të krijonte një shtet jofunksional të Kosovës, nëse jo një shtet të vdekur që në lindje, çka natyrisht do Serbia.
Foreign Office (Ministria e Jashtme) e Britanisë së Madhe e ka thënë me të drejtë para disa muajsh, kur u bë publike kjo mëtesë absurde për këmbime territoresh për marrëveshje, se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet mbi bazën e njohjes së dyanshme të të dyja vendeve në kufijtë ekzistues.
Në ndërkohë, Kancelarja gjermane Angela Merkel me kurajo ka mbajtur qëndrimin kundërshtues ndaj ndryshimit të kufijve si ide e rrezikshme.
Ky është qëndrimi që duhet të mbajnë të gjitha palët që janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet në Ballkan.
Republika e Kosovës, populli i të cilës ka luftuar trimërisht për liri, demokraci dhe pavarësi përballë politikave gjenocidale që ka zbatuar gjatë viteve të nëntëdhjeta Sllobodan Millosheviqi, të cilin pasuesi i tij Presidenti Vuçiq e ka quajtur së voni “lider i madh me qëllime të mira”, ka nevojë për gjithë përkrahjen që mund të marrë – para së gjithash nga BE-ja dhe SHBA-të – në këtë kohë vendimtare në historinë e këtij shtetit të ri që e meriton statusin e plotë në sistemin ndërkombëtar.
(Ky shkrim është botuar sot, në gjuhën angleze, te gazeta “The Financial Times” (FT), me titullin: “Kosovo deserves all the support it can get at this critical time”, si reagim ndaj editorialit të FT-së së para një jave, që i jepte “përkrahje të kujdesshme” planit për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin thuhet se po bisedojnë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. FT-ja “pa dashje ka përqafuar idenë serbe për ndarje të Kosovës, të autorizuar nga Rusia, duke përbuzur vullnetin e popullit që do të bëhej viktimë e ‘spastrimit paqësor etnik’, cinik”, konstatohet në reagim, duke hedhur poshtë këtë ide dhe duke kundërshtuar kompromise të reja që do ta “cungonin shtetin” e Kosovës si territor dhe do të “tëhollonin pavarësinë dhe sovranitetin e vendit”, duke e bërë shtetin tonë jofunksional)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova