E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të dërgimit të këtij njoftimi nga Bosnja në adresë të UNMIK-ut, e jo të institucioneve të Kosovës.

Në letrën që mban datën 21 shtator, të nënshkruar nga ministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike, Mladen Zirojeviq, sqarohet se Bosnja pranon vulat që janë të pranuara edhe nga UNMIK-u dhe që shpreson se marrëdhëniet ekonomike do të rregullohen në bazë të marrëveshjes së CEFTA-s të 2006-ës.


Derisa ky shtet nuk e dërgon vendimin te Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, masa doganore prej 10 për qind do të vazhdojë të vlejë. KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga Ministria për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike e Bosnjë e Hercegovinës pse nuk e ka dërguar të njëjtën letër tek institucionet e Kosovës, por zyrtarë të saj nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. /Telegarfi/