Kosova Makers League (KML) ka hapur aplikimet për programin edukativ “Të rinjtë në Teknologji”, për shkollat e mesme publike të Prishtinës

Programi ‘Të rinjtë në Teknologji’, i cili nis në tetor 2025, i dedikohet nxënësve të shkollave të mesme publike të Komunës së Prishtinës dhe synon të sjellë një eksperiencë të pasur,argëtuese dhe sfiduese përmes fushave të teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale.
Përmes këtij programi, të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë e krijojnë nëmënyrë praktike, duke u përgatitur për profesionet e së ardhmes.Programi sjell një qasje të re në arsimin teknologjik.
Nxënësit do të punojnë me robotët edukativë micro: =Maqueen Plus, të cilët do të integrohen me kamerën me inteligjencë artificiale HuskyLens, si dhe me komponentë të ndryshëm elektronik. Përmes gjuhës së programimit Python, ata do të mësojnë si të zhvillojnë projekte konkrete në fushën erobotikës, elektronikës dhe inteligjencës artificiale. Programi do të përmbyllet me një panair inovativ ku nxënësit do të prezantojnë projektet e tyre, duke ndarë eksperiencat dhe idetë kreative me bashkëmoshatarë dhe mësimdhënësit.
Një shkollë e mesme mund të marrë pjesë vetëm me një ekip prej gjashtë anëtarëve, i cili përbëhet nga pesë nxënës dhe një mentor. Mentori i ekipit mund të jetë një mësimdhënës ishkollës ose një vullnetar i autorizuar mbi moshën 18 vjeç, i cili do të udhëheqë dhembështesë punën e nxënësve gjatë gjithë programit.
Përmes këtij programi, të rinjtë jo vetëm që do të argëtohen duke ndërtuar robotë e projekte kreative, por edhe do të zhvillojnë aftësi të buta si mendimi kritik, kreativiteti, puna në grup dhe komunikimi efektiv. Kosova Makers League synon që përmes kësaj nisme të ndërtojë një gjeneratë të gatshme për sfidat e kohës, duke ofruar hapësira ku të rinjtë mund të eksplorojnë, mësojnë dhe të shprehin idetë e tyre në mënyrë inovative.
Afati i fundit për aplikim është 26 shtator, 2025, ndërsa në këtë edicion do të pranohen vetëm 5 shkolla të mesme. Të gjitha shkollat e mesme publike të Komunës së Prishtinësftohen të aplikojnë sa më parë përmes linkut: https://docs.google.com/
Për të u informuar më shumë rreth organizimit të këtij programi, ju ftojmë të lexonidokumentin me të gjitha detajet e nevojshme, përmes këtij linku: https://www.kosovamakers.net/
Programi "Të rinjtë në Teknologji" po organizohet nga Kosova Makers League me mbështetjen e sponsorit gjeneral për këtë program, IPKO. Ky program po zhvillohet falë mbështetësve tanë të përhershëm BONEVET Prishtina dhe Korporata Rugove.

















































