Kosova ka juridiksion dhe kompetencë që të dyshuarit potencialë për krime lufte në Kosovë të arrestohen brenda territorit të republikës, por shteti ka dështuar në shfrytëzimin e mekanizmave për hetimin dhe lëshimin e fletarrestimeve ndërkombëtare.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ligji i aplikueshëm në Kosovë, ua mundëson autoriteteve kompetente të paraqesin kërkesa për lëshimin e fletarresteve ndërkombëtare.
Sipas tij, këto fletarreste paraqiten kundër të gjithë personave që janë subjekt të hetimeve për vepra penale dhe ndaj atyre që janë shqiptuar dënime me burg, me qëllim të vuajtjes së dënimit. Ai gjithashtu tha se që nga viti 2004, Kosova ka lëshuar me qindra fletë-arreste ndërkombëtare ndaj shtetasve kosovarë apo shtetasve të huaj, përfshirë edhe serbë nga Serbia, lidhur me kryerjen e veprave penale në territorin e Kosovës.
Mirëpo, sipas tij, Kosova është duke dështuar për të shfrytëzuar mekanizmat që ka në dispozicion.
“Ka raste kur shtetas serbë që kanë kryer vepra penale krime lufte në Kosovë janë arrestuar në vende të ndryshme dhe janë ekstraduar në Kosovë, në bazë të fletarresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Kosova. Sidoqoftë, në mungesë të politikave dhe strategjive adekuate nga politika në Kosovë, dhe për shkak të mungesës së vullnetit për të përmbushur obligimet shtetërore në raport me viktimat e krimeve të luftës në Kosovë dhe vënies para drejtësisë së kryesve të këtyre veprave penale, Kosova është duke dështuar për të shfrytëzuar mekanizmat që ka në dispozicion për të hetuar dhe për të lëshuar fletarreste ndërkombëtarë”, ka Miftaraj për Telegrafin, duke shtuar se fletarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Kosova, janë obligative për të gjitha shtetet e botës që janë pjesë e Interpolit.
Por, avokati Musa Damati, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Republika e Kosovës paraprakisht duhet të anëtarësohet në mesin e 190 shteteve anëtare të Interpolit. Sipas tij, përmes Interpolit duhet të procedohen fletë-arrestet ndërkombëtare për të dyshuarit e nacionalitetit serbë të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë.
“Përveç kësaj, Republika e Kosovës, me legjislacionin penal i ka të përcaktuara taksativisht procedurat që kanë të bëjë me arrestimin e të dyshuarve për krime lufte dhe Prokuroria e Shtetit duhet të jetë më aktive në identifikimin e të dyshuarve potencial dhe arrestimin e tyre. Sepse, Kosova ka juridiksion dhe kompetencë që të dyshuarit potencialë për krime lufte të arrestohen brenda territorit të Republikës”, ka thënë Damati.
Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të sqaruar mundësitë që i ka Republika e Kosovës për të shfrytëzuar mekanizmat që kanë në dispozicion për hetimin dhe lëshimin e fletarresteve ndërkombëtare për krime lufte në Kosovë, mirëpo nga kjo Ministri nuk dhanë përgjigje pasi thonë se kjo është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i pyetur nga Telegrafi për këtë çështje, thekson se kjo është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë. Në pyetjen se çfarë mekanizmash ka në dispozicion Ministria e Drejtësisë për të shfrytëzuar, në lidhje me hetimet dhe lëshimin e fletë arrestimeve ndërkombëtare për personat që kanë kryer krime në Kosovë, vjen kjo përgjigje: “Ministria e Drejtësisë është koordinuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, me Policinë e Kosovës dhe përmes Ministrisë së Jashtme ka dërguar shkresë në Ministrinë e Drejtësisë së Francës me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të z. Ramush Haradinaj, ku përmes kësaj shkrese ka kontestuar juridiksionin e autoriteteve Serbe në trajtimin e rasteve të kësaj natyre, që dyshohen se janë kryer në territorin e Republikës së Kosovës nga shtetasit e saj. Po ashtu, është kërkuar që z. Haradinaj të lirohet dhe t`i lejohet kalim i lirë. Për më shume informata, ju lutemi të adresoheni tek Ministria e Punëve te Jashtme dhe tek Policia e Kosovës”.
Ndryshe, Serbia është duke lëshuar fletarrestime ndërkombëtare për qytetarët e Republikës së Kosovës, kinse për krime lufte të kryera në Kosovë kundër qytetarëve serbë. Fletarrestimi i fundit është ekzekutuar ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ndalua nga autoritetet franceze në Aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë që daton nga viti 2004.
Analisti Vigan Qorrolli, në një postim në Facebook, sqaron se sipas Konventës Evropiane mbi Ekstradimin [neni 16, par. 4] – arrestimi i përkohshëm mund të ndërpritet nëse brenda një afati prej 18 ditësh pas arrestimit, pala kërkuese nuk e merr kërkesën për ekstradim dhe dokumentet përcjellëse. Kohëzgjatja maksimale e arrestimit të përkohshëm, sipas kësaj Konvente, ku Franca është palë, është 40 ditë.
“Prej dje, z. Haradinaj mund të qëndrojë në arrest të përkohshëm jo më gjatë se 40 ditë. Ndërsa, nëse Gjykata kompetente brenda 18 ditësh nuk e pranon kërkesën e detajuar për ekstradim, ai mund të lirohet”, ka thënë ai.
Çështja e fletarresteve saktësohet mirë me Kodin e Procedurës penale.
Më poshtë mund t’i lexoni nenet që kanë të bëjnë me këtë çështje.
KAPITULLI XXXVII
PROCEDURA PËR DHËNIEN E LETËRRESHTIMIT DHE SHPALLJEVE
Neni 534
Kërkimi i adresës së të pandehurit Kur nuk dihet vendbanimi i përhershëm apo i përkohshëm i të pandehurit, kurse me dispozitat e këtij Kodi kjo është e nevojshme, gjykata kërkon nga policia që i pandehuri të kërkohet dhe që gjykata të njoftohet për adresën e tij.
Neni 535
Kushtet për dhënien e letërrreshtimit
1. Letërreshtimi mund të urdhërohet kur i pandehuri gjendet në arrati, e kundër të cilit është filluar procedura penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe për të cilën vepër mund të shqiptohet sipas ligjit dënim me të paktën dy (2) vjet burgim dhe kur është lëshuar urdhërarrest ose aktvendim për caktimin e paraburgimit.
2. Letërreshtimi urdhërohet nga gjykata e cila e zbaton procedurën penale. Në procedurë paraprake lëshimi i letërreshtimit urdhërohet nga gjyqtari i procedurës paraprake me propozim të prokurorit të shtetit.
3. Letërreshtimi urdhërohet edhe në rastet kur i pandehuri është arratisur nga institucioni ku mban dënimin, pavarësisht nga lartësia e dënimit, ose kur është arratisur nga institucioni ku mban masën e trajtimit të detyrueshëm që konsiston me heqje lirie. Në këtë rast, urdhrin e lëshon drejtori i institucionit.
4. Letërrreshtimi ndërkombëtar mund të kërkohet në cilëndo nga situatat e parapara sipas këtij neni, nga ana e autoritetit përkatës kur personi i kërkuar nuk gjendet në Kosovë ose ka prova se personi banon jashtë Kosovës.
5. Kërkesa e gjykatës ose e drejtorit të institucionit për lëshimin e letërrreshtimit ndërkombëtar duhet të dërgohet tek autoritetet kompetente për lëshimin dhe shpërndarjen e tyre.
6. Urdhri i gjykatës ose i drejtorit të institucionit për lëshimin e letërreshtimin i dërgohet policisë për ekzekutim.
7. Policia mban evidencë mbi letërreshtimet e lëshuara. Të dhënat për personat ndaj të cilëve është lëshuar letërreshtim fshihen nga evidenca posa organi kompetent e revokon letërreshtimin.
Neni 536
1. Nëse janë të nevojshme informatat për sendet e caktuara lidhur me veprën penale ose këto sende duhet të gjenden, sidomos nëse janë të nevojshme për identifikimin e kufomës së paidentifikuar, organi kompetent i cili e zbaton procedurën, urdhëron shpalljen me të cilën kërkon që informatat dhe njoftimet t’i dërgohen organit kompetent që e zbaton procedurën.
2. Policia mund të publikojë fotografitë e kufomave dhe të personave të zhdukur kur ekzistojnë arsye për dyshim se vdekja apo zhdukja e këtyre personave është shkaktuar me vepër penale
Ndërsa, Neni 40 shpjegon se nëse personi i kërkuar është arrestuar në një shtet të huaj në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, Ministria menjëherë e dorëzon tek ai shtet kërkesën për ekstradim në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje