Me 61 vota për, 4 kundër dhe 13 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë. Për plotësim-ndryshimet në këtë ligj kanë votuar edhe 15 deputetë nga radhët e komuniteteve pakicë.
Para se t’i nënshtrohet votimit, Kuvendi ka zhvilluar një debat në lidhje me ndryshimet e propozuara në Ligjin për lirinë fetare në Kosovë.
Me ndryshimet që i janë bërë këtij ligji, nga pesë bashkësi fetare në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Bashkësia e Besimit Hebre dhe Kisha Protestante Ungjillore, i është shtuar edhe një bashkësi fetare, ajo e Tarikateve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në prezantimin e projektligjit për lirinë fetare para deputetëve ka thënë se këto bashkësi përbëjnë edhe trashëgimin historike, kulturore dhe shoqërore të vendit.
Ai ka shtuar se projektligji është hartuar duke u bazuar në konventat ndërkombëtare dhe opinionin e Komisioni të Venedikut.
Haradinaj ka ftuar deputetët që ky ligj të miratohet dhe ka theksuar se miratimi i këtij ligji është njëri nga kushtet për anëtarësim në UNESCO.
“Nevoja për nxjerrjen e këtij projektligji konsiston në avancimin e kornizës ligjore e cila rregullon statusin juridik të bashkësive fetare, organin kompetent për regjistrimin, gjegjësisht çregjistrimin e bashkësive fetare në Kosovë, pozitën e tyre juridike, fondet dhe donacionet e tyre”, ka thënë Haradinaj.
Lidhur më këtë projektligj kryeministri Haradinaj ka propozuar riformulim të disa neneve.
“Propozojë që neni 6 i projektligji në të cilin shtohet neni 7 B, regjistrimi i bashkësive fetare paragrafi 2, nën paragrafi 2.2 të riformulohet si në vijim. Në rastin e themelimit të bashkësive fetare të paraqesin listën e anëtarëve – shtetas të moshës madhore të Kosovës, më herët ka qenë numri 50 tani nuk është numri, por përmbajtja dhe tek paragrafi i 3 i nenit t të ri 12 A tek fondet fshihet në tërësi”, ka sqaruar Haradinaj.
Deputetët kanë kërkuar qartësi rreth këtyre propozimeve të kryeministrit Haradinaj. Ata kanë thënë se duhet të shikohet me kujdes kuota para se të vendos cila do të jetë masa e arsyeshme.
Te kuota, deputetët kanë kërkuar që nëse hiqet numri 50 të propozohet një numër tjetër, pasi që, sipas tyre, në formën siç është propozuar mund të regjistrohet një bashkësi fetare edhe me 5 anëtarë.
Gjatë debatit, deputetët thënë se ka mangësi në projektligj që duhet të trajtohen seriozisht, për të mos krijuar situata të paqarta.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se në ndryshimet që i janë bërë ligjit nuk ekziston kurrfarë dallimi ligjor në mes bashkësive fetare tradicionale dhe historike që kanë qenë dhe atyre të reja të cilat do të krijohen.
“Është mirë që më në fund në Kosovë po vjen një ligj që po ua njeh statusin juridik bashkësive fetare, mirëpo një problem që shfaqet në fillim të ligjit, është se nuk ekziston asnjë dallim ligjor në këto gjashtë bashkësi fetare, të cilat janë vendosur si bashkësi tradicionale dhe historike, të cilat kanë një kohëzgjatje, kanë një organizim të etabluar. Mirëpo, tash me këto rregullat se si të formohen këto bashkësitë e reja fetare nuk ka kurrfarë dallimi në mes bashkësive tradicionale historike dhe këtyre që do të krijohen”, ka thënë Konjufca.
Ndërkaq, Lirije Kajtazi deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar që disa nene të këtij projektligji të qartësohen.
“Gjatë amandamentimit projektligji do të qartësojë disa çështje që e bëjnë të aplikueshëm ligjin. Ne kemi evidentuar disa prej tyre, siç janë kriteret për regjistrim, të definohen mënyra se si do të zgjidhet komisioni për regjistrimin e bashkësive fetare, qartësimi më i thuktë i nenit që rregullon mënyrën se si bashkësitë fetare kanë të drejtë themelimin e institucioneve të ndryshme edukative arsimore. Kjo çështje është e ndjeshme dhe duhet të rregullohet në mënyrë të qartë”, ka thënë Kajtazi.
Në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, e ka përkrahur edhe Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe grupet tjera parlamentare që vijnë nga komunitetet.
Deputeti i Listës Serbe, Sasha Milosavljeviq, ka theksuar se subjekti politik, të cilit ai i përket, e përkrahë në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për lirinë fetare.
“Grupi parlamentar i Listës Serbe e ka shqyrtuar projektligjin për lirinë fetare. Ne do ta mbështesim në parim këtë ligj. Ndërkaq, kontributin tonë do ta japim përmes komisionit funksional dhe përmes komisioneve të përhershme”, theksoi Milosavljeviq.
Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet për liritë fetare, pati nënvizuar mungesën e ligjit përkatës për definimin e pozitës juridike të bashkësive fetare në Kosovë. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Reagimet e Ramës ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së, Djathtas 1912: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/05/alibeaj-7-380x233.jpg)
Reagimet e Ramës ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së, Djathtas 1912: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së drejtësisë
![Moti sot në Maqedoninë e Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Prishtina-mbulohet-me-bore-foto-Ridvan-Slivova-7-380x233.jpg)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
![Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-380x233.jpg)
Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-2-1068x801-1-780x439.jpg)
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi