LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Turqia nëshkraujnë Marrëveshje për bashkëpunim në sektorin bankar

Kosova dhe Turqia nëshkraujnë Marrëveshje për bashkëpunim në sektorin bankar

Gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahet në Bali të Indonezisë, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, Murat Çetinkaya kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit.

Qëllimi i këtij Memorandumi është thellimi i marrëdhënieve dhe forcimi i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit në fushën e biznesit bankar qendror, duke ndërmarrë iniciativa për rritjen e dialogut të biznesit në nivel ekspertësh dhe shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës.

Guvernatori Mehmeti ka shprehur kënaqësinë për rritjen e bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë me anë të këtij memorandumi, që gjithashtu do të mundësonte shkëmbimin e informacioneve dhe pikëpamjeve mbi zhvillimet ekonomike dhe financiare në ekonomitë e të dyja vendeve, si dhe çështjet e bankingut qendror.


Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, palët bien dakord për të forcuar shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës përmes vizitave nga zyrtarët në nivel pune.

Shkëmbimet mund të bëhen në formën e këshillave teknike, lëvizjeve të përkohshme të punonjësve, trajnimeve, seminareve, punëtorive, vizitave të ekspertëve, vizitave kërkimore ose aktiviteteve kërkimore në fusha të rëna dakord reciprokisht. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori