LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria koordinojnë veprimet për qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore

Kosova dhe Shqipëria koordinojnë veprimet për qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore

Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë, e po ashtu, do t’i koordinojnë aktivitetet e tyre për eliminimin e pengesave në qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore në mes të dy vendeve.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, për të diskutuar rreth veprimeve mes të dyja shteteve pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Në situatën me të cilën po përballemi, u pajtuam me ambasadorin Minxhozi që të rrisim bashkëpunimin dhe të koordinojmë aktivitetet në mes të dyja vendeve, për të lehtësuar lëvizjen e prodhimeve bujqësore dhe për të shikuar të gjitha mundësitë që kemi që të mbrojmë prodhuesit tanë nga të gjitha rreziqet që mund të përballen në këtë kohë pandemie”, ka thënë ministri Mustafa.


Ambasadori Minxhozi ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Saga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?

Saga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?

Ekonomi
Kalo në kategori