Rajoni duhet të zotohet për drejtësi, ndërsa Kosova dhe Serbia duhet të përshpejtojnë procesin për normalizimin e marrëdhënieve, në mënyrë që të vihet në vend drejtësia e munguar tash e 20 vjet për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Kështu u tha me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, para shfaqjes së filmit “Prokurorët”, ku morën pjesë ambasadorët e vendeve të Quintit dhe personalitete tjera të vendit e ndërkombëtare.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, tha qëllimisht nuk i quan viktima se të mbijetuarit e dhunës seksuale, pasi sipas tij, ata nuk përkufizohen si viktima, por si njerëzit më guximtar.
Ndonëse tha se Kosova është shembull për rajonin për mbrojtësit e specializuar, Kosnett u shpreh se duhet një angazhim i madh politik që të vazhdohet kjo rrugë. Ai tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale meritojnë drejtësi.
“Besoj se stigma që lidhet me dhunën seksuale mund të hiqet vetëm me ndihmën e komunitetit, udhëheqësit e komunitetit, përfshirë edhe fqinjët, duhet që të ndalojnë shmangien e të mbijetuarve. Nënë Tereza ka thënë: ‘Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur në ujë, për të formuar shumë valë’. Në nivelin qendror, më vjen mirë ë mund të deklarojë se Kosova ka filluar të përparojë për të krijuar një mjedis të sigurt për të mbijetuarit që të raportojnë rastin e tyre dhe për t’ua ofruar shërbimet dhe resurset e domosdoshme kur raportojnë, përfshirë edhe mbrojtësit e të mbijetuarve. Në fakt, Kosova është duke dhënë shembullin në rajon sa i përket përdorimit të mbrojtësve të specializuar, duke u dhënë zë të mbijetuarve, por nevojitet mbështetje politike për të vazhduar rrugën, përfshirë rritjen e buxhetit për të mbijetuarit”, tha ai.
Diplomati amerikan tha po ashtu se Kosova ka ndërmarrë hapin edhe sa i përket ndjekjes penale kur është e mundshme.
“E vërteta e hidhur është se pas 20 vjetësh, disa raste nuk mund të ndiqen penalisht me efikasitet. Të mbijetuarit nuk janë të verbër ndaj kësaj dhe me të drejtë dyshojnë në nismat politike që japin premtime joreale. Dhe, në fund, disa raste mund të ndiqen në vend, por në disa raste do të duhet bashkëpunimi me autoritet e vendeve fqinje, që është edhe një arsye që Kosova dhe Serbia duhet të përshpejtojnë procesin për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve”, u shpreh Kosnett.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë , Ruairi O’Conell tha se vetëm duke u dhënë mbështetje të mbijetuarve të dhunës seksuale, mund të krijohet hapësira për pranimin e të vërtetës nga të gjithë.
Sipas tij, hezitimi i viktimave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë është rezultat i mungesës së përkrahjes për ta, përfshirë edhe atë të bashkësisë ndërkombëtare.
Ai ndërkaq pati dy porosi për të pranishmit dhe për gjithë burrat e Kosovës.
“Çdo vend në rajon duhet të zotohet për drejtësi. Kjo përfshinë Serbinë, është e vërtetë. Përfshinë gjithashtu edhe Kosovën. Nëse kërkojmë drejtësi për të gjithë, duhet të jetë për të gjithë. Flitet në Kosovë që viktimat e luftës kanë qenë cak i një qëllimi për të traumatizuar popullin shqiptar të Kosovës, që ka ndodhur. Por, ka pasur edhe viktima të tjera, të komuniteteve tjera, edhe pas qershorit të vitit 1999. Ata meritojnë drejtësi gjithashtu. Unë dua t’iu drejtohem meshkujve në këtë sallë, secili prej nesh, të kthehemi në shtëpi sonte, dhe me iu thënë grave në jetën tonë: ‘nuk e di çfarë ju ka ndodhur juve gjatë luftës, por ju premtoj se nëse diçka u ka ndodhur juve, do të keni gjithmonë mbështetjen time’. Nëse çdo burrë, çdo vëlla mund të thotë këtë, mund të zhbëjmë këtë stigmë që bllokon paqen dhe drejtësinë”, tha O’Conell.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga, tha se paqja mes dy vendeve nuk mund të arrihet pa u adresuar krimet e kryera gjatë luftës.
Për filmin e shfaqur sot, ajo uroi që të jap kurajë dhe shpresë për të kërkuar
“Paqja ndërmjet dy vendeve dhe dy grupeve shoqërore, nuk mund të ndërtohet pa u adresuar krimet që kanë ndodhur në kohën e konfliktit apo të luftës dhe, pa u ofruar drejtësi të gjithë atyre që kanë qenë cak i këtyre krimeve makabër. Dhuna seksuale gjatë luftës është nga format më mizore e më çnjerëzore të krimeve të luftës, që është përdorur nga forcat paramilitare dhe militare serbe gjatë luftës. Rreth 20 mijë gra dhe burra kanë qenë cak i këtij krimi, të luftës së vitit 98-99, dhe fatkeqësisht kryerësit e këtyre veprave janë ende të lirë”, tha ajo.
Ndërsa, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se Kosova ka histori të njëjtë të krimeve të luftës me disa vende tjera të botës, porse shtoi se ky duhet të jetë një motivim edhe më i madh për angazhimin në luftimin e pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi se drejtësia ka të bëjë me respektin.
Vlora Nushi, drejtoreshë e zyrës së UN Women, tha se për t’i dhënë fund stigmatizimit dhe heshtjes rreth kësaj çështje, duhet të punojnë shumë akterë së bashku: Prokuroria Speciale, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimi e Statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale, si dhe OJQ-të e ndryshme.
“Prokurorët” është dokumentar që tregon historinë e tre juristëve të përkushtuar në tre kontinente të ndryshme, të cilët luftojnë për të siguruar që dhuna seksuale në konflikt të mos mbetet e pandëshkuar.
Ky dokumentar mbështet fushatën për t’i dhënë fund mosndëshkimit të autorëve të dhunës seksuale në konflikt, si abuzim i të drejtave të njeriut që për shekuj me radhë ka prekur njerëzit, pavarësisht gjinisë.
Pas shfaqjes se dokumentarit, regjisorja Leslie Thomas, fituese e çmimit Emmy, diskutoi me publikun rreth filmit. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kristof Le Rigoler: Nuk mund të ketë garanci absolute për rezultatin e procesit të eurointegrimeve
LSDM: Qeveria harxhon për luks, por nuk miraton rritjen e pagave për qytetarët
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë