Kosova blen automjete të blinduara 'Vuran' nga Turqia

Kosova ka porositur nga Turqia autoblinda me mortajë Vuran 4x4 e prodhuar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Vuran 4x4 është prodhuar nga BMC një prej prodhuesve të Turqisë për mjetet tokësore të blinduara. Automjeti i blinduar i cili mund të përdoret me shumë qëllime, prej një kohe ndodhet në inventarin e forcave turke të sigurisë.
Autoblinda Vuran është zhvilluar për t'u përdorur sipas nevojave dhe aftësive operacionale të Forcave të Armatosura të Turqisë. Në kuadër të kësaj autoblinde me mortajë Vuran 4x4 i zhvilluar nga BMC dhe ASELSAN është vendosur në përdorim të forcave të sigurisë.
Vuran 4x4 u shndërrua në produkt nga inxhinierët turq të cilët bashkuan dinamikat e përvojës luftarake të Forcave të Armatosura Turke dhe vizionin e industrisë turke të mbrojtjes. Me referencën e Forcave të Armatosura Turke, Vuran 4x4 ka ngjallur një interes edhe jashtë vendit.
Siç raporton AA, BMC ka shtuar një risi eksportit që ka kryer kohët e fundit drejt Ballkanit, realizoi shitjen e parë jashtë vendit të Vuran 4x4 në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
Në fazën e parë do të prodhohen dhe dorëzohen 2 mjete Vuran 4x4. Prodhimi i mjeteve do të bëhet në partneritet mes BMC dhe ASELSAN.
Në mjet do të vihet në përdorim sistemi i mortajës 120 milimetra Alkar i kompanisë ASELSAN.
Ky sistem i cili cilësohet si "bajoneta e re e ushtarëve turq", me lëvizshmërinë dhe aftësinë e lartë të mbijetesës mund të kryejë detyra në kushte të vështira klimatike dhe gjeografike./AA.

















































