Kosova ka rënë sivjet për tetë pozita më poshtë sesa vitin e kaluar, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, sa i takon lirisë së medieve në botë. Kosova hyn në grupin e vendeve me situatë problematike të lirisë së shtypit, duke u renditur e 78-ta.
Nga vendet e rajonit, Bosnje-Hercegovina është renditur e 58-a në listë, Maqedonia e Veriut 90, Serbia 93 dhe Mali i Zi 104.
Në raportin e vitit 2021 është thënë se gazetaria – vaksina kryesore kundër dezinformatave – është plotësisht apo pjesërisht e bllokuar në 73 për qind të 180 vendeve që përfshin organizata në listën e saj.
Indeksi për lirinë e mediave në botë, i cili mat kufizimet në qasjen ndaj informimit dhe pengesat në mbulim të lajmeve, konfirmon përpjekjet dhe masat për ta bllokuar gazetarinë.
“Ky tregues flet për përkeqësim dramatik”, është thënë në raport.
Mes tjerash në raport përmendet se pandemia e coronavirusit është shfrytëzuar për të bllokuar qasjen e gazetarëve në burime të informacionit dhe raportimit në teren.
“Gazetaria është vaksina më e mirë kundër dezinformimit”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Reporterëve të Kufij, Christophe Deloire, raporton Rel.
“Mirëpo fatkeqësisht prodhimi dhe shpërndarja e informacionit bllokohet nga faktorë politikë, ekonomikë, teknologjikë dhe ndonjëherë edhe kulturorë. Si përgjigje ndaj përhapjes së dezinformatave edhe jashtë kufijve, në platforma digjitale dhe rrjete sociale, gazetaria është mënyra e vetme për të siguruar se debati publik bazohet në një mori faktesh të vërtetuara”.
Të parët dhe të fundit në listë
Për të pestin vit me radhë, Norvegjia është renditur e para në listë, ndonëse mediat atje janë ankuar për mungesë të qasjes në informacion të mbajtur nga shteti, që lidhet me pandeminë. Finlanda ka mbajtur vendin e dytë, derisa Suedia është renditur e treta.
Ky rezultat konfirmon se “modeli nordik” është lider sa i përket lirisë së mediave në botë, thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufij.
Kina, në anën tjetër, vazhdon të kryejë censurë në internet, vëzhgim dhe propagandë në nivele të pashembullta, andaj edhe renditet në mesin e vendeve me lirinë më të dobët të mediave.
Menjëherë pas Kinës vijnë tri shtete totalitare, që janë gjithmonë në vendet e fundit: Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea.
Evropa është konsideruar vend i favorshëm për liri të mediave, ndonëse përgjatë një viti është raportuar për rritje të numrit të arrestimeve arbitrare në Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Greqi, Serbi dhe Bullgari.
Situata gjetkë
Në raport i është dhënë vëmendje e veçantë Bjellorusisë, e cila ka rënë për pesë pozita më poshtë sesa vitin e kaluar dhe tani ka vendin e 158-të, ku gazetarët, sipas raportit, kanë qenë subjekte të një shtypjeje të pashembullt, teksa kanë tentuar të mbulojnë protestat, që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie ndaj rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
Ndërkohë ndryshime të mëdha nuk janë vërejtur as në Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, rajone që janë renditur në fund të listës.
Në Algjeri dhe Marok, sistemi gjyqësor është thënë se shfrytëzohet për të heshtur gazetarët, derisa në Lindje të Mesme shumica e vendeve autoritare – Arabia Saudite, Egjipti dhe Siria – kanë shfrytëzuar situatën me pandeminë për të rritur kontrollin në media dhe për të rikonfirmuar monopolin në lajme dhe informacione.
Në këtë rajon, i cili mbetet më i rrezikshmi për gazetarët, pandemia vetëm ka rritur problemet, nga të cilat dobësohet secilën herë fuqia e mediave, është thënë mes tjerash në raport.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame