Ishte viti 2016 kur kabineti i ish kryeministrit Hashim Thaçi kishte festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave” për Kosovën. Mirëpo, e tëra doli të ishte vetëm një dëshirë, sepse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos kenë “privilegjin” e lëvizjes së lirë nëpër vendet evropiane. Por, duket se vendi ynë është afër procesit të liberalizimit, pasi më 13 tetor Këshilli Evropian do ta ketë në rend dite çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë ditës së mërkurë, në Komisionin për Integrime Evropiane, ka bërë të ditur se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë pika e pestë e agjendës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 13 tetor.
Në prag të takimit të 13 tetorit, qytetarët e Kosovës shprehen optimistë se do të ndodhë liberalizimi i vizave.
Optimist se liberalizmi i vizave do të ndodhë këtë vit u shpreh Nexhmi Shala. Ai tha për Telegrafin tha se tan liberalizimi do të ndodhë me të vërtetë.
“Më në fund është rendi po më duket që e kanë perime, këtë herë me e bë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ka nevojë populli për me lëvizë”, tha ai.
Skeptike se do të mund të lëvizim lirshëm nëpër Evropë është Feride Pllana. Ajo tha se ka kohë që janë pritshmëritë për të ndodhur liberalizimi, por kjo nuk ka ndodhë gjer më tani.
“Nuk mendoj që do të bëhet këtë vit liberalizimi i vizave. Po shpresojmë që bëhet. Por ka kohë që e kanë përmend, mirëpo nuk ka ndodhur”, u shpreh Pllana.
Kohën kur “liberalizimi i vizave” u festua me shampanjë e kujtoi Avdi Gjonbalaj.
Ai tha se edhe pse këtë herë çështja është më e përafruar duhet pasur parasysh që Kosovën nuk e njohin pesë shtete anëtare të BE-së dhe kjo mund të paraqet pengesë.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është përfolur kaherë. Ramushi e ka ‘bërë’. Ka thënë që ka ndodhur edhe Thaçi dhe kanë festuar me shampanjë, por ajo nuk ka ndodhë. Tash ka më shumë shansa, mirëpo nuk do të thotë se do të bëhet. Procesi i liberalizimit të vizave është e komplikuar. Ka pesë shtete të BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe kjo paraqet pengesa”, deklaroi Gjonbalaj për Telegrafin.
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi tha se Kosova jo vetëm që i ka plotësuar kushtet për lëvizje të lirë, por ka bërë më shumë se kaq.
Ai tha se kjo gjë do të ndodhë gjatë këtij viti.
“Është përfolur aq shumë dhe kemi mbetur shteti i fundit pa të drejtë të lëvizjes së lirë në Evropë dhe kjo është turp i qeverive të kaluara dhe kësaj të tashmes gjithashtu. Kosova i ka plotësuar standardet, por edhe më shumë se kaq, madje ”, u shpreh ai.
Nuredin Ibishi
Qytetarja Hanife Drenovci thotë se me padurim pret që ky proces të ndodhë dhe ta dërgojë të birin e saj jashtë shtetit. Ajo thotë se në Kosovë nuk ka perspektivë dhe punë për të rinjtë.
“Po shpresoj që kjo të bëhet të paktën për të rinjtë. Djali im mezi po pret të del jashtë vendit, sepse po punon shumë dhe ka pagë të vogël. As nuk e ndali birin tim të dalë jashtë Kosovës, sepse nuk ka asgjë këtu”, tha ajo.
Se këtë herë do të festojmë me të vërtetë liberalizimin e vizave u shpreh shumë i sigurt, qytetari Fevzi Hashani.
“Këtë vit 100 për qind do të bëhet liberalizimi i vizave, megjithëse e kemi festuar një herë edhe ata të AAK-së e kanë festuar. Por tash do ta festojmë perime”, përfundoi për Telegrafin Hashani.
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.
Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.
Më pas më 2018, Komisioni Evropian pati konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pati propozuar liberalizim.
Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri – intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Publikoi në rrjetet sociale fotografi me pistoletë – arrestohet i dyshuari në Skënderaj
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?