Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për tregun e sigurimeve në Kosovës si dhe me problemet që përballen kompanitë e sigurimeve.
Ai ka thënë se problem për ketë industri paraqet numri i madh i veturave të pa regjistruara të cilat qarkullojnë në komunikacion.
“Është shqetësuese numri i automjeteve të paregjistruara, pasi shkaktojnë humbje të mëdha, qoftë për buxhetin e shtetit, por edhe për kompanitë e sigurimeve. Nëse flasim me shifra, janë diku pesë milionë euro në vit për industrinë e sigurimeve dhe pesë milionë euro për buxhetin e vendit, për mos inkasimin e taksave si dhe mosregjistrimin e automjeteve. Referuar të dhënave të fundit, numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë është 109 mijë, por mund të jetë edhe më i madh se kaq”, ka thënë Mazreku.
Sipas tij, shqetësuese mbetet numri i madh i veturave të pa regjistruara që shkaktojnë aksidente.
“Është shqetësim tepër i madh i automjeteve që po shkaktojnë aksidente në rrugët e Kosovës. Ju e dini që Policia e Kosovës kohë pas kohe bënë kontrollin e veturave në komunikacion duke verifikuar se cilat vetura nuk janë në rregull duke proceduar tutje nëse ato automjete nuk janë teknikisht në rregull”, tha Mazreku.
Ai ka treguar se vjetërsia e veturave të cilat qarkullojnë në rrugët e Kosovës, është mbi 13 vite dhe krahasuar me rajonin, kemi vjetërsi më të madhe.
Sipas Drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, duhet një vetëdijesim më i madh i qytetarëve për sigurimin shëndetësorë.
Mazreku ka thënë se sigurimet Shëndetësore Publike janë risi në tregun e Kosovës, i cili do t’i mbulojë disa kategori të sigurimeve, por nuk do të thotë se mbulon edhe sigurimin e jetës.
“Kemi pasur disa takime me Sindikatën e Policisë së Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjithashtu i kemi dërguar një letër edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ku kemi kërkuar që të ndahet një fond për sigurimin e pjesëtarëve të policisë. Kemi dërguar oferta dhe varësisht se cilës pako të vijë te një vlerë e caktuar për t’i siguruar policët”, thekson Mazreku.
Ai ka treguar se për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër, përveç problemeve politike duhet të ulet edhe numri i automjeteve të pa regjistruara.
“Përveç problemit politikë që kemi lidhur me Kartonin e Gjelbër, ekziston edhe problemi i brendshëm që është numri i automjeteve të paregjistruara. Përce kushtit të anëtarësimit në OKB, ekziston edhe kushti që nuk mund të jetë më i madh se 5 për qind numri i automjeteve të paregjistruara. Deri sa numri i këtyre automjeteve në Kosovë, është mbi 30 për qind, atëherë e merrni një përgjigje se ne kemi një problem të brendshëm dhe për këtë arsye është propozuar të arrihet një plan i veprimit konkret se si të ulët numri i automjeteve të paregjistruara, si kusht tjetër për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër”, ka thënë drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar