Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, ka prezantuar sot raportin e monitorimit njëvjeçar të gjykatave në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan, sipas të cilit janë gjetur 15 raste të korrupsionit të nivelit të lartë në të cilat janë të përfshirë 140 persona, e 13 prej tyre zyrtarë të profilit të lartë.
Gjatë monitorimit njëvjeçar, “Çohu” – në partneritet me CSD – ka monitoruar 102 raste me 214 seanca gjyqësore në Gjykatat Themelore në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë, me ç’rast janë identifikuar shkelje të ndryshme në sistemin gjyqësor në këto tri gjykata.
Sipas të gjeturave, shkeljet e identifikuara janë të natyrës teknike dhe procedurale, deri tek ato përmbajtjesore.
Drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, tha se përveç monitorimit që kanë bërë ata synojnë të ndikojnë edhe në rritjen e transparencës së organeve të drejtësisë në Kosovë. Ai tha se kanë vendosur të ndërtojnë një databazë me të dhënat e çështjeve që ata kanë monitoruar, e cila do të jetë e qasshme për publikun, me ç’rast synohet që kjo të ndikojë që edhe organet e drejtësisë në Kosovë të ndjekin një shembull të tillë.
“Përmes kësaj databaze, edhe gjykatat, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial do të fillojnë të ndërtojnë një praktikë të tillë që të gjitha ato dokumente që nuk pengojnë të drejtat e njeriut të jenë te qasshme dhe të jenë publike dhe të mos kemi nevojë që të kemi përmes kërkesave për qasje të kemi qasje në këto dokumente”, ka thënë Demhasaj.
Genc Nimoni nga “Çohu” tha se për këtë periudhë janë fokusuar kryesisht në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar me ç’rast, siç tha ai, kanë përdorur dokumentet ligjore. Duke folur për të gjeturat në secilën Gjykatë, theksoi se Gjykata Themelore në Mitrovicë, e cila mbulon degët në Leposaviq, Zubin Potok dhe Vushtrri ka më shumë se tetë vite që është jofunksionale.
“Nëse e shikojmë pak historikun, atëherë vërejmë që keni hyrë në vitin e nëntë prej kur është mbyllur Gjyqësia për veriun në komunat e veriut. Për pesë vjet kemi pasur mostrajtim të lëndëve dhe për shkak të këtyre problemeve kemi pasur mospasje në drejtësi dhe shkelje të drejtave për gjykim të drejtë, e cila ka ndikuar në grumbullim dhe ri-adresim të lëndëve”, tha ai.
Nimoni tha se për shkak të kësaj mungese kanë konkluduar që përveç shkeljeve në gjykim atje ka pasur edhe shkelje të të drejtave të njeriut. Për më tepër, Nimoni u shpreh se sa i përket rasteve të korrupsionit në mënyrë të përgjithshme, ajo që ia vlen të theksohet sipas tij, është se vërehet një trend pozitiv i zgjidhjes së rasteve në prokurori nga viti 2015 në vitin 2016.
Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tha se të gjeturat e monitorimit njëvjeçar të prezantuara sot, janë të rëndësishme dhe se nuk duhet të shihen si mangësi, por si objektiva.
“Shoqëria civile dhe gjyqësori duhet të veprojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe ne mund të jemi korrigjuesi kryesor, gjegjësisht penguesi kryesor për ata që dëshirojnë të shohin të dështuar sistemin gjyqësor dhe prokuroria në shtetin tonë. Duhet të kemi parasysh që të gjeturat në raport janë të rëndësishme dhe mangësitë e gjetura duhet t’i shikojmë si objektiva që në të ardhmen duhet t’i përmirësojmë përmes punës profesionale dhe ngritjes së vetëdijes për rolin më aktiv në respektimin e dispozitave procedurale në mbrojtjen e të drejtave të palëve në procedurën penale”, tha Lumezi.
Sipas tij, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit gjyqësor dhe prokuroria, dhe një nga pengesat themelore për zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Ndryshe, Çohu! dhe CSD vlerësojnë se dënimet e ulëta dhe, hedhja poshtë e aktakuzave dhe i zyrtarëve të kualifikuar si zyrtar me profilin e lartë, dëshmon edhe njëherë për shkallën e ulët të luftimit dhe ndëshkimit të korrupsionit të lartë në Kosovë. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?