Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka publikuar raportin mbi funksionimin e grupeve kriminale që kontrollojnë një korridor, i cili shfrytëzohet për trafikimin e qenieve njerëzore, drogës, armëve, cigareve, makinave etj. Këtë raport do të mund ta lexoni në dy vazhdime në gazetën “Zëri”, ku flitet për grupet kriminale në vend, si dhe në pesë shtetet tjera të Ballkanit.
Grupet kriminale në Ballkanin Perëndimor kontrollojnë një korridor, i cili shfrytëzohet për trafikimin e qenieve njerëzore, drogës, armëve, cigareve, makinave, si dhe mallrave të tjera. Kështu thuhet në raportin e publikuar dje në Vjenë të Austrisë nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi), të cilin raport e posedon edhe gazeta “Zëri”.
Mark Shaw, drejtor i Iniciativës Globale (GI), ka theksuar me këtë rast se raporti analizon aktivitetet e paligjshme në zona kufitare, qytete kryesore, qytete bregdetare, si dhe nyje transporti ku kryqëzohen autostradat.
Ndonëse raporti nuk ndalet në mënyrë të veçantë mbi lëvizjen e mallrave kontrabandë, gjatë studimit bëhet e ditur se është krijuar një listë e përditësuar e trafiqeve të paligjshme në korridoret ballkanike, si dhe janë identifikuar pikat dhe faktorët e dhunës në rajon.
“Të bën përshtypje fakti se shumica e aktiviteteve të paligjshme në këtë rajon kanë të bëjë me trafiqe që hyjnë ose dalin nga vende të Bashkimit Evropian”, ka bërë të ditur Shaw, duke shtuar se BE-ja i ka mundësitë dhe përgjegjësinë që të ushtrojë presion të mjaftueshëm për të shkatërruar këto tregje të paligjshme, duke reduktuar ndikimin e krimit të organizuar mbi vendet e Ballkanit dhe kjo është në vetë interesin e BE-së.
Raporti, të cilin e posedon gazeta “Zëri”, po ashtu shqyrton zona problematike në kontekstin e një ekosistemi më të gjerë të krimit, që karakterizohet nga klientelizmi, patronazhi politik dhe në disa raste edhe nga kapja e shtetit, ku potencohet se ata politikanë që luajnë rolin e nacionalistit të flaktë shpesh janë përgjegjës për dobësimin nga brenda të sovranitetit të shtetit dhe janë të gatshëm të vënë në rrezik interesat kombëtare për përfitime personale.
Sa i përket pjesës së raportit për Kosovën, aty mund të lexohet një profil për veriun e Kosovës si një zonë problematike. Për Prishtinën thuhet se ndër aktivitetet kryesore të grupeve kriminale të organizuara në kryeqytet është edhe trafikimi i drogës, për qytetin e Pejës thuhet se ushtrojnë ndikimin e tyre disa figura me peshë politike në vend, ndërsa për qytetin e Ferizajt në raport thuhet se konsiderohet si zonë problematike për trafikimin e drogës, veçanërisht kanabis dhe heroinë. “Grupet kriminale që operojnë në këtë qytet thuhet se janë të përfshira në trafikimin e qenieve njerëzore (për prostitucion), dhënie huash me interesa shumë të larta, si dhe zhvatje e shantazhe në lidhje me pronësinë e tokave”, thuhet mes të tjerash në raportin e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës