LAJMI I FUNDIT:

Korenica: Do të kualifikohemi më tutje në Europa League

Korenica: Do të kualifikohemi më tutje në Europa League
????????????????????????????????????

Ylli i ri i Prishtinës, Meriton Korenica, ka siguruar se ekipi i kryeqytetit do të kalojë në rrethin tjetër të Ligës së Evropës.

Prishtina u gjend në disavantazh pas pjesës së parë kur në një penalti vendasit e Europa FC shënuan për 1-0.

Por, Korenica ishte ai që me një gjuajtje të lirë në mënyrë të përkryer të ekzekutuar në minutën e 50-të barazoi rezultatin.


Për faqen zyrtare të Prishtinës ai u shpreh i kënaqur me rezultatin.

“Në përgjithësi mendoj se gjithçka ka shkuar mirë e ku ka mundur të shkoj edhe më mirë, mirëpo ky rezultat na konvenon për ndeshjen kthyese në Kosovë. Përndryshe pjesa e dytë shkoi shumë më mirë se sa e para ku edhe shënuam e ku kemi mundur të shënojmë edhe gol tjetër. Në përgjithësi besoj se kaluam mirë dhe besoj shumë që do të kalojmë raundin”, u shpreh Korenica për faqen zyrtare të klubit.

Momenti kur Meriton Korenica mposhti të gjithë, Foto: FCPrishtina.com

Ndërkaq, për Telegrafin ai shtoi shkurt se është i kënaqur për golin, e më shumë për rezultatin e ekipit.

“Ishte gol që natyrisht se më bëri të lumtur, por më vjen mirë që si ekip me bashklojtarët morëm një rezultat pozitiv. Është një debutim i ëndrrave për mua dhe shpresoj të vazhdojmë bashkë me Plisat drejt sukseseve tjera”, theksoi ai.

Korenica është lojtari i parë në histori të klubit të kryeqytetit që ka shënuar në garat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori