LAJMI I FUNDIT:

Korab Sejdiu nuk do të kandidojë për deputet

Korab Sejdiu nuk do të kandidojë për deputet

Korab Sejdiu ka njoftuar se në zgjedhjet e 6 tetorit, ai nuk do të kandidojë për deputet.

Sejdiu ka shprehur mirënjohje për ofertat për bashkëpunim që i kanë ofruar LDK dhe VV,  e që sipas tij, të dy partitë tregojnë qëllimin që qeveria e ardhshme të ketë njerëz të vullnetit të mirë që kanë synim të vetëm një Kosovë të përparuar dhe jetë të mirë për qytetarët e saj.

Ai në shkrimin e bërë në Facebook ka falënderuar votuesit e tij, po ashtu ai ka thënë se qytetarët tani si kurrë më parë do të kenë mundësi të zgjedhin në mes të dy kandidatëve për kryeministër të Kosovës, transmeton Telegrafi.


Shkrimi i plotë:

“Të dashur qytetarë:

Si edhe kam komunikuar me shumë nga ju, ka disa javë që jam duke shqyrtuar mundësinë e kandidimit të sërishëm për postin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Duhet theksuar se jam tepër mirënjohës për ofertat e jashtëzakonshme të bashkëpunimit që më kanë ofruar LDK dhe LVV, të cilat tregojnë për qëllimin e këtyre dy partive (që do të doja të kishin garuar bashkë) që qeveria e ardhshme të ketë njerëz të vullnetit të mirë që kanë synim të vetëm një Kosovë të përparuar dhe jetë të mirë për qytetarët e saj.

Pavarësisht nga kjo, kryesisht për arsye të natyrës personale/familjare, unë kam marrë vendimin jo të lehtë që të mos kandidojë për edhe një mandat si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndiej një dozë rehatie me këtë vendim jo të lehtë, duke kuptuar se mos prezenca në Kuvend nuk më kufizon në asnjë mënyrë që të vazhdojë me përkushtimin tim më të lartë për të kontribuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve në vend dhe për t’i luftuar dukuritë negative të shoqërisë sonë. Dhe në këtë moment, kontributin më të madh fillestar që ne të gjithë mund ta jepim është që të dalim masovikisht në zgjedhjet e 6 tetorit — sidomos, pasi që kësaj radhe si kurrë më parë, kemi mundësi të zgjedhim në mes të dy kandidatëve për kryeministre/ër që janë të jashtëzakonshëm.

Kam konsideruar se shërbimi ndaj vendit si deputet në mandatin e kaluar, përkundër vështirësive që kemi përjetuar, ka qenë një nder dhe privilegj i veçantë që nuk do ta harroj kurrë. Ju falënderoj të gjithë juve që në vazhdimësi keni mbështetur punën time, por edhe juve që keni dhënë kritika të vazhdueshme konstruktive.

Të vazhdojmë së bashku betejën për një Kosovë që e meritojmë, sepse kontributi i ynë do ta vazhdojë me të njejtin intenzitet, por vetëm nga një këndvështrim tjetër.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori