Me replika dhe kundër-repika ka vazhduar seanca e sotme plenare për punën katër vjeçare të kryeministrit, Albin Kurti. Derisa shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi të di saktësisht nëse Kurti ka qenë në dijeni për kontratat njëburimore, ishte vetë kryeministri, Kurti i cili tha se qeverisja e tij nuk ka bërë gjëra të paligjshme.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se nuk iu intereson të dinë se çka ka ngrënë e pirë e kujt i ka telefonuar kryeministri, Kurti.
Sipas tij kryeministri duhet të flas për kontratat njëburimore.
“Ju vetëm që nuk shkuat në send items të emailit tonë dhe me na tregu kujt i ke dërguar email, kujt i ke dërguar letër, sa telefonata i ke bërë, sa faksa i ke dërguar, çka ke ngrënë e çka ke pirë. O nuk është kah na intereson neve detyrën që e ke me Kushtetutë nuk na intereson neve çka ke në send items të emaileve. Dil tregona këtu a jeni në dijeni të kontratave një burimore, dil tregona këtu se cila është lidhja jote me Martinin me rezervat shtetërore, korrupsionin me Nagipin, me rrymën. Dil tregoju qytetarëve se çka ke bërë ti me uljen e kostos së jetesës, për me ul rrymën se ke premtuar që Kosova po flenë mbi qymyr dhe e ke ngritur çmimin e rrymës. Secili artikull ushqimor është rritur mezi po e lidhin njerëzit muajin me muaj dhe ti na tregon për sent items të emaileve tuaj”, tha ai.
Pas kësaj deklarate, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeverisja e tij nuk ka bërë gjëra të paligjshme. Sipas Kurtit ekziston mundësia ligjore për të pasur cilësinë më të lartë e kosto më të ulët nëpërmjet procedurës së negociuar të tenderimit.
“Qeveria jonë nuk ka bërë gjëra të paligjshme, ekziston mundësia ligjore për të pasur cilësinë më të lartë e kosto më të ulët nëpërmjet procedurës së negociuar të tenderimit. Nuk bëhet fjalë as për sekrete as për një burimore, por për formulimin e qartë ligjor që është procedurë e negociuar. Unë e kam të vështirë të diskutoj se me gjithë respektin deputeti Tahiri në fjalën tuaj hyrëse ju thatë se kryeministrit nuk i ka shkelur këmba në State Department e Shtëpi të Bardh, po sekretarin Blinken ku e kam takuar Jask Halaven e kam takuar në Shtëpi të Bardhë. Ndërsa, sekretarin, Blinken në State Department”, theksoi ai. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi