LAJMI I FUNDIT:

Kontrata e Komunës së Prishtinës për biçikletat, Kërçeli: Çmime astronomike, qytetarët ndoshta nuk kanë jetuar në Londër, por biçikleta kanë pa

Kontrata e Komunës së Prishtinës për biçikletat, Kërçeli: Çmime astronomike, qytetarët ndoshta nuk kanë jetuar në Londër, por biçikleta kanë pa

Ditë më parë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama kishte thënë se kanë arritur në kryeqytet 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik, e në lidhje me këtë shefi i kabinetit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli ka thënë se çmimi i një biçiklete është shumë i lartë.

Kërçeli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kanë kaluar mbi pesë muaj prej se është nënshkruar kontrata dhe ende nuk janë lëshuar për qarkullim biçikletat.

Prishtina pajiset me 100 biçikleta, por kryeqyteti ende nuk ka nisur me krijimin e stacioneve se ku do të vendosen
Lexo po ashtu Prishtina pajiset me 100 biçikleta, por kryeqyteti ende nuk ka nisur me krijimin e stacioneve se ku do të vendosen

“2.744 euro për një biçikletë klasike. (Shuma totale 500,000 euro). Komuna e Prishtinës në korrik të vitit 2023, ka nënshkruar kontratën për furnizimin me biçikleta për kryeqytetin.


Edhe pse kanë kaluar mbi 5 muaj prej se kur është nënshkruar kjo kontratë, fati i biçikletave me çmim astronomik ende nuk dihet”, ka shkruar Kërçeli.

Tutja ai ka thënë se në bazë të specifikacionit teknik të kërkuar, biçikleta të tilla me pak hulumtim mund t’i gjeni me çmim deri në 6 here më të lirë.

“Qytetarët e Prishtinës ndoshta edhe nuk kanë jetuar në Londër, por biçikleta kemi pa edhe në Prishtinë”, ka ironizuar Kërçeli.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori