LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i pijeve me sheqer e rritë rrezikun e fëmijëve për t’u diagnostikuar me astma

Konsumimi i pijeve me sheqer e rritë rrezikun e fëmijëve për t’u diagnostikuar me astma

Fëmijët mund të jenë më të rrezikuar të zhvillojnë astmën nëse konsumojnë shumë pije me sheqer, thonë hulumtuesit.

Fëmijët, e moshës shtatë deri në nëntë vjet, janë 64 për qind më të prirë të sëmuren me astma nëse i konsumojnë më shumë se 44g fruktozë në ditë, transmeton Telegrafi.

Rreziku është edhe më i lartë nëse nënat i konsumojnë pijet e tilla kur janë shtatzëna, thonë shkencëtarët e Universitetit të Harvardit.


Sipas shkencëtarëve, është e rëndësishme të shmanget konsumimi i pijeve me sasi të lartë të sheqerit gjatë shtatzënisë dhe në fëmijërinë e hershme, sepse këto mund të jenë një nga mënyrat për ta reduktuar rrezikun e astmës në fëmijëri.

Vlen të ceket se studimi ka analizuar më shumë se 2,000 nëna dhe fëmijë për ta zbuluar rolin e sheqerit në zhvillimin e astmës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori