Konsulli Nura vizitoi kompanitë FASAL dhe Nero Home në panairin “Fensterbau” - Gjermani
FASAL dhe Nero Home janë duke u ekspozuar në panairin më të madh të dritareve në Evropë, Fensterbau që po mbahet në Nurenberg të Gjermanisë. Rëndësi në këtë ngjarje i dha vizita e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Mynih të Gjermanisë, z. Afrim Nura.
Nura u njoh nga afër me arritjet, zhvillimet dhe planet e ardhshme të zgjerimit të FASAL dhe Nero Home.
Vizita ishte një rast i mirë për të theksuar praninë dhe suksesin e produkteve nga Kosova në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në një event aq prestigjioz siç është Fensterbau.

Vizita e konsullit Nura jo vetëm që simbolizon mbështetjen e Kosovës për eksportuesit e saj, por gjithashtu nxjerr në pah rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të forta ndërkombëtare dhe njohjes së cilësisë së produkteve kosovare në nivel global. Ky event vë në dukje një hap të rëndësishëm për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në ekonominë evropiane dhe në forcimin e imazhit të saj si prodhues i besueshëm në tregun ndërkombëtar.






























