Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë, e cila sipas ligjit, nuk i plotëson kushtet.
Një konkurs që ka hapur Policia e Kosovës dyshohet se po tenton të privilegjojë një gjeneratë në kundërshtim me rregullat e institucionit.
Kjo pasi që, siç ka mësuar Tv Dukagjini, brenda gjeneratës së favorizuar ka disa familjarë të eprorëve të lartë të Policisë.
Bëhet fjalë për konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” i cili nuk ka ndodhur për më shumë se tetë vjet.
Konkursi u hap në shkurt të këtij viti, e numri i aplikuesve është shumë i madh.
Dukagjini ka në dorë këtë listë dhe aty numërohen gjithsej 2 mijë e 230 policë që kanë konkurruar për vetëm 355 vende të lira.
Por, aty është lejuar që të aplikojë një gjeneratë në kundërshtim me rregullat.
Bëhet fjalë për gjeneratën e 54-të të Policisë, zyrtarët e së cilës akoma nuk i kanë bërë dy vjet në detyrë me gradën “Polic i lartë”, gjë që është në kundërshtim me “Udhëzimin administrativ për procedurën e gradimit për zyrtarët policor”.
Neni 13 i këtij udhëzimi thotë se “Polici i lartë kërkohet të ketë minimumin e qëndrimit në gradë dy vite, i diplomuar në shkollën e mesme dhe ndaj të cilit mos të jetë shqiptuar ndonjë masë disiplinore për shkelje të rënda disiplinore apo vepër penale”, në mënyrë që t’i mundësohet gradimi”.
Rreth 400 zyrtarë të kësaj gjenerate nuk e kanë plotësuar këtë kusht, dhe për këtë televizioni posedon fakte.
Dukagjini posedon edhe konkursin për këtë pozitë ku kriter i parë i tij është pikërisht që “Polici i lartë” duhet të ushtrojë për dy vite detyrën e tij.
Dyshohet se pjesë e kësaj gjenerate janë disa familjarë të zyrtarëve të ndryshëm të lartë brenda Policisë.
Pjesëmarrja në këtë gradim për gjeneratën e 54 të Policisë nuk është bërë ndërmjet ndonjë vendimi, por Policia e Kosovës e ka një arsyetim për këtë.
Mirëpo, ky institucion i ka injoruar pyetjet e televizionit rreth dyshimeve se konkursi i është përshtatur jashtëligjshëm disa familjarëve të eprorëve policorë dhe se ata janë aplikues.
“Trajnimi i gjeneratës 54 ne AKSP ka zgjatur me shume se gjeneratat tjera, dhe kjo është arsyeja pse kjo gjeneratë ka 5 vjet përvojë pune në Polici, por nuk ka arritur të plotësojë këto dy vitet e qëndrimit ne gradën e policit të lartë. Pra ka qenë përgjegjësi e DPP-së dhe kohëzgjatjes së trajnimit themelor dhe jo e policëve të kësaj gjenerate, andaj Menaxhmenti ka vendosur të ju jap mundësi të barabartë të testimit te gjithëve, duke mos diskriminuar askënd”.
Ky testim për policët kandidatë në këtë konkurs do të mbahet më 4 maj./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit