LAJMI I FUNDIT:

Konjufcës i shkruan homologu i tij hungarez: Ju siguroj për mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në BE

Konjufcës i shkruan homologu i tij hungarez: Ju siguroj për mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Kuvendit të Hungarisë, László Kövér, me rastin e zgjedhjes në krye të legjislativit të vendit.

Në letrën e tij, kreu i parlamentit hungarez i ka konfirmuar Konjufcës mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Gjithashtu, dëshiroj t’ju sigurojë për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në letër.


Letra e plotë:

I nderuar z. Kryetar,

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta dhe dëshirat më të mira për zgjedhjen tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Unë konsideroj se bashkëpunimi ndërparlamentar është një element i rëndësishëm për marrëdhëniet e mira ndërmjet Hungarisë dhe Republikës së Kosovës, dhe patjetër mund të mbështeteni në mua kur bëhet fjalë për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtyre lidhjeve.

Gjithashtu, dëshiroj t’ju sigurojë për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë dhe ju dëshiroj shëndet të mirë në punën tuaj të përgjegjshme. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kalo në kategori