LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Në mbledhje u pajtuam që të nisim një proces të dialogut – nëse edhe këtë nuk e pranon opozita, atëherë bllokimi i seancës po bëhet me qëllim

Konjufca: Në mbledhje u pajtuam që të nisim një proces të dialogut – nëse edhe këtë nuk e pranon opozita, atëherë bllokimi i seancës po bëhet me qëllim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se para deputetëve se jemi shumë afër sa i përket pozicioneve rreth çështjes së veteranëve.

“Në mbledhjen e përbashkët që e patëm me grupet parlamentare, më afër ishte ajo që e shprehu Besniku e jo ajo që e tha Abelardi. Pra të filloj një proces i dialogut mes qeverisë e përfaqësuar nga Ministria e Financave, parlamenti përmes komisionit ku trajtohet ligji në fjalë, dhe të jetë ky ekipi që takon veteranët si palë lidhur me këtë që po na ndodh”, tha Konjufca.

Ai shtoi se kryeministri e premtoi ditën e nesërme, duke theksuar se beson që shumë shpejt me një deklaratë për shtyp e jep orën kur ndodh kjo.


“Nëse kjo nuk ndodh edhe pas kësaj kërkese me të cilën u pajtuam edhe ne në mbledhje dhe ju nuk e pranoni as këtë, atëherë i bie që bllokimi i seancës është pak qëllim në vetvete, gjë që nuk po më pëlqen”, u shpreh Konjufca.

Konjufca theksoi se ne nuk kemi besim në njëri-tjetrin përveç fjalëve që i themi para popullit të Kosovës.

Pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai ka kërkuar që sot të ftohen në takim veteranët.

“Këta akterë të rëndësishëm të takohen sot, sepse sot kemi protestë. Këta njerëz sot duhet të ftohen në takim, unë e di që sot nuk mundet me u arrit marrëveshja, prandaj sot duhet të ftohen. Ne po kërkojmë që sot të ndërpritet seanca të ftohen palët në dialog”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori