LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për Asociacionin, ​Konjufca pesimist: Qëndrimet e palëve janë diametralisht të kundërta

Marrëveshja për Asociacionin, ​Konjufca pesimist: Qëndrimet e palëve janë diametralisht të kundërta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pesimist se do të arrihet një zgjidhje për Asociacionin.

Ai thotë se qëndrimet e palëve janë diametralisht të kundërta, andaj nuk pret diçka pa u demokratizuar Serbia. Sipas Konjufcës, ajo çka është e mundshme për Kosovën për themelimin e këtij mekanizimi pa kompetenca ekzekutive, është e papranueshme për Serbinë.

“Ajo çka është e mundshme për Kosovën dhe cilat janë vijat e kuqe për Kosovën, ato janë të papranueshme për Serbinë siç duket. Prandaj kaq larg dhe të papajtueshme janë pozicionet. Prandaj unë vërtet nuk pres diçka pa ndryshuar Serbia në drejtim të demokratizimit dhe shtetit atje. Sa është Serbia kështu hegjemoniste dhe brenda koordinatave le të themi klero-nacionalizmit të kohës së Millosheviqit të viteve ‘90-ta, unë nuk pres zgjidhje në kuptimin e një marrëveshjeje me Serbinë. Marrëveshja me Serbinë bëhet kur të ndryshojë Serbia, jo me këtë Serbi aktuale e cila është”, thotë ai.


Duke vlerësuar shkarkimin e ekipit menaxhues që e ka hartuar draft-statutin e Asociacionit, Konjufca thotë se puna e tyre ka qenë në përputhje me interesat e Serbisë.

“Prezantuan një Asociacion i cili është ‘Republikë serbe’ në Kosovë dhe shumë mirë që u shkarkuan. Kjo ka qenë edhe thirrja ime e mëhershme që të shkarkohet ekipi i menaxhimit, pasi nuk përfaqëson fare Kosovën. Ne jemi shtet, do të qëndrojmë shtet, jemi të sigurt në rrugën tonë dhe institucionet e Kosovës nuk mund t’i prezantojnë interesat e institucioneve të Serbisë. Ajo çka është e logjikshme, pritshme dhe kushtetuese është që t’i përfaqësojnë interesat e Kosovës. Ky nuk ishte rasti me ekipin menaxhues i cili është caktuar prej vitit 2018 në këtë përbërje”, shton Konjufca për kp.

Kryetari i Kuvendit thekson se kushtëzimi për themelimin e Asociacionit me kthimin e serbëve në institucione nuk mund të zgjidh problemet.

“Pa u kthyer serbët në institucione nuk mund të vazhdojë procesi në kuptimin e dialogimit, negociatave dhe kushtëzimeve që po i bëjnë tash për Asociacionin. Qëndrimi i QUINT-it ka qenë shumë i qartë, pranim i institucioneve të Kosovës, kthim në institucionet e Kosovës, pranim i kornizës kushtetuese në të cilën funksionon Kosova dhe pastaj kalojmë në hapa të tjerë. Duke kushtëzuar dhe thënë se ne nuk vijmë institucione të Kosovës, por na jepni fillimisht Asociacionin kjo nuk çon askund dhe kështu nuk mund të zgjidhen problemet”, thekson ai.

Në takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel më 2 maj, është prezantuar draft-statuti i Asociacionit, nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.

Pas takimit, kryeministri Kurti tha se ky draft-statut është i papranueshëm për Kosovën, derisa bëri të ditur se ka paraqitur një draft-vizion për themelimin e Asociacionit.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ky draft-statut për Asociacionin nuk është final, mirëpo do të jetë një pikënisje për diskutimet e mëtutjeshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori