LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori austriak, Weidinger konfirmon mbështetjen për Kosovën

Ambasadori austriak, Weidinger konfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në njoftimin për media thuhet se ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se Austria do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.


Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë. Ambasadori Weidinger theksoi se pandemia me COVID-19 paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për të gjithë botën.

“Kjo na dëshmon se të gjithë jemi në të njëjtën situatë. Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të tejkalojmë këtë sfidë”, tha ai.

Me këtë rast, Konjufca ka falënderuar ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve, atij austriak dhe të Kosovës, duke cekur edhe programin “Demos-ti”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.

Konjufca ka përmendur edhe ndihmën e vazhdueshme e të gjithanshme të cilën Austria i ka ofruar Kosovës, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy shteteve.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori