Policia ka arrestuar një person në Shtime, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 20:25.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth publikimit të një ngjarje në rrjetet sociale e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime", ka njoftuar policia.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/