LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet futbollisti i parë që shërohet nga coronavirusi në Serie A

Konfirmohet futbollisti i parë që shërohet nga coronavirusi në Serie A

Sampdoria është skuadra më e prekur nga pandemia coronavirus në kampionatin italian Serie A.

Fillimisht ishte sulmuesi Manolo Gabbiadini që rezultoi pozitiv pas testeve, ndërsa pas tij Sampdoria konfirmoi edhe emrat e katër futbollistëve tjerë që kanë rezultuar pozitiv, Omar Colley, Morten Thorsby, Albin Ekdal dhe Antonino La Gumina.

Më 14 mars pozitiv nga klubi dolën edhe Fabio Depaoli dhe Bartosz Bereszynski duke quar në shtatë numrin e futbollistëve të prekur nga kjo pandemi.


Qendërmbrojtësi nga Gabmia, Omar Colley më nuk ka asnjë simptomë të coronavirusit, edhe pse Sampdoria e kishte konfirmuar atë si të infektuar.

Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar se ka bërë dy herë testet dhe nuk ka dalë asnjë simptomë e pandemisë.

View this post on Instagram

Cari famigliari, amici e fan, Grazie per i vostri messaggi e la vostra preoccupazione nei miei confronti. Ho eseguito un esame al sangue e ai polmoni giovedì 12 marzo 2020 e i risultati erano negativi. Venerdì 13 marzo 2020 ho rifatto un altro test nasale ma i risultati erano incerti. Posso quindi confermare che io e la mia famiglia siamo sani e salvi dal Corona Virus. Ringrazio la Sampdoria per l’aiuto e il supporto che abbiamo ricevuto e che continuiamo a ricevere. Prego per i malati e auguro loro una pronta guarigione. Il mio cuore va anche a tutti i coraggiosi medici, infermieri ed esperti in medicina che lavorano giorno e notte per combattere il virus. #stateacasa #statebene Omar Colley

A post shared by Omar Colley (@ocolley15) on Mar 15, 2020 at 10:02am PDT

“Kam bërë dy teste dhe rezultatet ishin negative. Prandaj mund të konfirmojë se unë dhe familja ime jemi të sigurt nga coronavirus”.

“Falënderojë Sampdorian për ndihmën dhe mbështetjen që kemi marrë dhe vazhdojmë ta marrim”.

“Lutem për të sëmuret dhe u uroj atyre shërim sa më të shpejtë. Zemra ime mendon gjithashtu për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekspertët e guximshëm që punojnë ditë e natë për ta luftuar këtë virus”, ka deklaruar Colley.

Edhe pse ka mbetur e paqartë nëse lojtari ka qenë i infektuar ose jo me coronavirus, mediat italiane e kanë raportuar atë si futbollistin e parë që është shëruar nga kjo pandemi.

Omar Colley. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Tani numri i futbollistëve të prekur nga kjo pandemi në Serie A është 10, me Daniele Ruganin e Juventusit që është konfirmuar si i pari.

Manolo Gabbiadini, Morten Thorsby, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Fabio Depaoli dhe Bartosz Bereszynski janë futbollistët e prekur te Sampdoria nga ky virus.

Ndërkohë te Fiorentina janë tre futbollistë të tjerë, Vlahovic, Patrick Cutrone dhe German Pezzella. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

NBA
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori